Lajme
Helmohen në mënyrë misterioze pesë foshnja në Gjermani
Gjyqësori gjerman ka njoftuar se një hetim po vazhdon të shpjegojë se si ndodhi helmimi i pesë të porsalindurve me morfinë dhe i kërkoi falje infermieres që u arrestua gabimisht.
E lëshuar pas katër ditësh në paraburgim, ajo është ende ndër të dyshuarit, me pesë kolegë në detyrë gjatë natës kur foshnjat u helmuan, transmeton KosovaPress.
Zëdhënësi i Ulm-it, Michael Bischofberger, tha që të gjashtë ata ishin të dyshuar pasi ndodheshin në repart në kohën e incidentit.
Ai saktësoi që hetimi po zhvillohej në të gjitha drejtimet. Gjatë hetimit, këta gjashtë persona nuk do të punojnë në spital.
Më 20 dhjetor, pesë foshnja kishin probleme të rënda të frymëmarrjes, pothuajse njëkohësisht.
E-Diaspora
-
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur Prezantimi kishte edhe një mesazh të fuqishëm: ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e vlerave shqiptare... -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Kardiologu i njohur bën thirrje për qetësi pas skandalit të spitalit universitar "Mos kini frikë. Mund të merrni trajtim në spitalet tona", tha kirurgu i njohur kardiak, René... -
Zvicra planifikon dënime më të ashpra për vjedhjen e biçikletave -
Shiriti problematik u implantua edhe në Spitalin Universitar të Bernës -
Nis faza e dytë e mbështetjes zvicerane për Fondin e Ballkanit Perëndimor -
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih













