Lajme
1.44 milionë shqiptarë përdorin internetin
Përdorimi i internetit në Shqipëri ka arritur në shkallën 48.1%
Kjo është statistika më e fundit e publikuar nga Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, që konfirmon një përparim të shpejtë të lundrimit në internet për shoqërinë shqiptare.
Sipas të dhënave të ITU-s, internetin e përdorin rreth 1.44 milionë shqiptarë, nga rreth 2.9 milionë banorë që rezultuan nga regjistrimi i fundit i popullsisë.
Shqipëria paraqitet tashmë shumë afër niveleve mesatare të përdorimit të internetit në rajon, ndërkohë që është ende më poshtë se mesatarja prej 61.3% e 27 vendeve të Bashkimit Evropian.
Por, cilat janë faqet më të klikuara nga shqiptarët? Sipas të dhënave që ofron uebsajti i matjes së audiences në internet, “Alexa”, faqet më të klikuara janë “Facebook”, “Youtube” dhe “Google”, transmeton TCH.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë Fluks i madh turistësh, temperatura të larta dhe punime në transport – ja çfarë duhet të... -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin














