Bota

1 shtëpi = 1 dollar

Dy destinacione italiane, duke shpresuar që të ringjallin komunitetet në rënie dhe duke joshur banorët e rinj kanë nxjerrë në shitje, shtëpi me çmim më të ulët se një dollar.

“Unë kam krijuar një forcë speciale të vullnetarëve të rinj që ndihmojnë blerësit, duke u bashkuar me firmat e ndërtimit të përshtatshme për rinovimin e këtyre shtëpive”, thotë Paolo Caruso, kryebashkiaku i Zungolit, një nga fshatrat që ofrojnë shtëpi me çmime mjaft të arsyeshme.

“Transparenca është çelësi, por njerëzit me të vërtetë duhet të vijnë të shohin vetë bukuritë e vendit, të shijojnë ushqimin e bollshëm dhe marrin frymë në ajrin e freskët”, thekson ai.

Pasi ju keni zgjedhur shtëpinë që ju pëlqen më shumë dhe pasi keni dërguar gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të përfunduar kontratën, blerësi duhet të paguajnë një depozitë sigurie prej 2,000 € dhe të interesohet për rinovimin e pronës, transmeton ‘Scan’.

Puna duhet të fillojë brenda pak muajsh dhe sapo të përfundojë dhe të bëhet blerja e pronës, depozita do të rimbursohet, përcjell albinfo.ch.