Lajme
10 mijë hektarë grurë më shumë mbillen në Kosovë
Ministria e Bujqësisë ka përgatitur raportin final në të cilin janë paraqitur të dhënat mbi sipërfaqet e tokave bujqësore që do të mbillen me grurë.
Në bazë të pritjeve të kësaj ministrie, mbjelljet e sivjetme të grurit pritet të tejkalojnë hapësirën që ka qenë e mbjellë gjatë këtij viti. Adil Behrami, zëdhënës në Ministrinë e Bujqësisë, ka theksuar se pritjet e ministrisë tejkalojnë raportet e sjella nga departamentet dhe zyrat komunale sa i përket mbjelljes së grurit.
“Në bazë të raporteve që deri më tani kanë dërguar 25 komuna, sipërfaqet e planifikuara për mbjellje me kulturën e grurit sillet në rreth 70 mijë hektarë, mirëpo mungojnë të dhënat edhe për 10 komuna të tjera. Pritshmëria është që sivjet sipërfaqet e përgjithshme të mbjella me grurë të jeni mbi 80 mijë hektarë”, ka thënë Behrami.
Në bazë të këtyre shifrave të Ministrisë së Bujqësisë, Kosova pritet që gjatë vitit 2012 të ketë afërsisht 10 mijë hektarë tokë bujqësore më shumë sesa hapësira që është korrur sivjet.
Në bazë të çmimeve aktuale të repromaterialeve, mbjellja e një hektari më grurë këtë vjeshtë u kushton fermerëve rreth 500 euro. Kjo vlerë financiare është më e vogël sesa ajo e vitit të kaluar, kur mbjellja e një hektari me grurë kushtonte afërsisht 800 euro. Bazuar në të dhënat zyrtare, Ministria e Bujqësisë planifikon të subvencionojë mbjelljen e grurit me 20 për qind të vlerës financiare për mbjelljen e një hektari.
Sipas tij, ekzekutimi i pagesave direkte do të bëhet pasi të përfundojë në tërësi procesi i kontrolleve në terren nga komisionet e Ministrisë së Bujqësisë.
Gjatë këtij viti, Kosova ka shënuar rekord në rendimentin e prodhimit dhe të mbulimit të nevojave vendore të grumbullimit të grurit. Rendimenti mesatar gjatë këtij viti ka qenë 4.6 tonë grurë për hektar, ndërsa mesatarja e 5 viteve të fundit ka qenë 3.7 tonë për hektar. Sasia e përgjithshme nga fushata e korrje-shirjeve të sivjetme ka sjellë në hambarët e fermerëve afërsisht 360 mijë tonë grurë, shkruan Koha Ditore.
Zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë nuk janë sigurt nëse Kosova do ta sigurojë bukën për vitin e ardhshëm.
“Përmbushja e nevojave të konsumit nga prodhimtaria e grurit varet nga kushtet klimatike dhe rendimenti i grurit që do të arrihet”, ka theksuar zëdhënësi Behrami.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari Mjeku shqiptar nga Drenica ka pasur tri ordinanca gjinekologjike, obstetrike dhe onkologjike në Cyrih, në Bernë... -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së
Jeta në Zvicër
-
“Na duhet referendum për kondicionerët” – si po luftojnë zviceranët me vapën ekstreme Nga peshqirët e lagur te paketat me akull dhe kërkesat për më shumë kondicionerë - banorët... -
Zvicra nis hetim ndaj Google -
Ndahet nga jeta mjeku i njohur, Dr. Imer Hajdari -
Temperaturat rekord po arrijnë edhe majat më të larta të Zvicrës -
Të nxehtit në Zvicër po merr më shumë jetë sesa aksidentet rrugore














