Lajme
10 vjet burgim për tre personat që mashtruan me vizat gjermane
Në një prej rasteve të shënjestruara për liberalizimin e vizave, ku pikërisht me premtime për viza pretendohet të jenë mashtruar afër 500 kosovarë, Gjykata Themelore në Prizren e ka dhënë vendimin e saj, shkruan Koha.net.
Për veprat, nga mashtrimi te shpëlarja e parave e deri edhe te falsifikimi i dokumenteve, kjo gjykatë i shpalli fajtorë Flamur Hoxhën, Besim Rexhajn e Veprim Rexhepin.
Dënimi unik për Hoxhën ishte 6 vjet burgim e 21 mijë euro gjobë dhe, me të përfunduar shpallja e aktgjykimit, ai është dërguar në paraburgim.
Besim Rexhaj u dënua me 4 vjet burgim e 12 mijë euro gjobë, derisa i akuzuari i tretë në këtë rast, Veprim Rexhepi, për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, u dënua me 6 muaj burgim me kusht.
Për dy të akuzuarit e parë, trupi gjykues vendosi edhe për konfiskimin e disa pronave.
Gjithashtu, pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm, nga të akuzuarit është kërkuar të bëhet kompensimi i palëve të dëmtuara.
Megjithatë, sipas avokatit të Flamur Hoxhës, shuma e përmendur si dëm i shkaktuar në këtë rast është llogaritur gabimisht nga Prokuroria, derisa është paralajmëruar ankesë në Apel.
Për një vizë pune gjermane pretendohet të jetë paguar deri në 3 mijë euro.
Prokuroria Speciale, për viza dhënë në mënyrë të kundërligjshme dhe mashtrime me viza, ka ngritur dy aktakuza, në raste që ende janë duke u zhvilluar në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Në njërin prej tyre, mes të akuzuarve janë djali ish-presidentit Rugova, ish-deputeti Ukë Rugova, e ish-ministri Astrit Haraqia, ndërsa në tjetrin, ish-deputeti Milaim Zeka, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej Studimi tregon se kompanitë po hasin vështirësi në kalimin nga projektet pilot te përdorimi i gjerë... -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër












