Lajme
113 piktura për 113-vjetorin e Pavarësisë, projekti i veçantë i artistit shqiptar në Austri
Identiteti kombëtar i pikturuar në 113 vepra për Ditën e Flamurit
Artisti i mirënjohur shqiptar që jeton dhe vepron në Austri, Haxhi Fejzullahu, ka realizuar një projekt unik artistik kushtuar 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, shkruan albinfo.at.
Me ndjenjën e thellë të përkatësisë dhe krenarisë kombëtare, ai ka krijuar 113 piktura, secila e veçantë në përmbajtje dhe simbolikë, për të nderuar këtë ditë historike për kombin shqiptar.
Këto vepra janë realizuar me teknikë kolazhi, duke ndërthurur elemente të pasura vizuale që përfaqësojnë traditën, kulturën dhe identitetin shqiptar.
Ajo që e bën projektin edhe më domethënës është përdorimi i dheut të mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, i cili shndërrohet në pjesë të vetë artit. I bashkuar me motivin e shqiponjës, dheu kthehet në simbol të përjetshëm të atdheut, rrënjëve dhe forcës së përbashkuese të shqiptarëve kudo që jetojnë.
Ky projekt përçojnë mesazhin e bashkimit kombëtar, duke e shndërruar artin në një urë që lidh historinë me të tashmen dhe shpirtin krijues me kujtesën kolektive. Fejzullahu dëshmon se arti nuk është vetëm shprehje individuale, por edhe mjet komunikimi dhe nderimi për vlerat kombëtare.
Me këtë koleksion, artisti kontribuon në ruajtjen e identitetit dhe promovimin e trashëgimisë shqiptare, duke e vendosur kulturën tonë në qendër të vëmendjes edhe përtej kufijve./Albinfo.at

E-Diaspora
-
Nga Brukseli në Hagë, rrugëtimi i një libri që kërkon përgjigje “Padrejtësinë më së shumti e ndjejnë ata që e kanë përjetuar vetë”, tha autori Ibish Neziri... -
Kur heshtja u thye nga një burrë: “Edhe unë kam qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës” -
Florim Kadriu: Solidariteti i shoqërisë fitoi kundër përhapjes së frikës -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Zvicër
-
Projekti “AHV 2030” i Këshillit Federal mund të dyfishojë pensionet Kjo do të krijojë një nxitje për të vazhduar punën edhe pas moshës 65 vjeç... -
Korrupcion në rastin e shantazhit në Ruag: A luajti SHBA ndonjë rol? -
Viktimat e zjarrit në Crans-Montana ende presin ndihmë -
Për pak përplasje trenash pasi makinistët e SBB-së nuk e dinin gjuhën e njëri tjetrit -
Zviceranët: “E shohim problemin e migracionit, por iniciativa ishte tepër ekstreme”












