Bota
12 të vdekur nga një sulm në një klub nate në SHBA
Një person i armatosur ka hapur zjarr në një klub nate në Kaliforni, duke vrarë të paktën 12 vetë, duke përfshirë një oficer policie.
Të shtënat filluan në orën 23:20 me kohë lokale në “Borderline Bar dhe Grill” në Thousand Oaks, Kaliforni, rreth 65 kilometra në veri-perëndim të Los Anxhelosit.
Të paktën edhe dhjetë persona të tjerë u plagosën, transmeton Klan Kosova.
Zyrtarët thonë se i dyshuari është gjetur i vdekur brenda klubit të natës dhe ende nuk është identifikuar. Ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje.
Të paktën 200 vetë thuhet se ishin brenda barit në kohën kur ndodhi sulmi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër













