Shqipëria

13% e të rinjve nuk duan të punojnë

Instituti i Statistikve, INSTAT, ka nxjerrë të dhëna se 13% e të rinjve nga 25-29 vjeç as nuk kanë punë dhe as nuk janë në kërkim të një pune, përkundëe që kanë përfunduar studimet dhe kanë moshën për të krijuar familje, shkruan Top Channel. 

“13%-shi është i përbërë nga nëna të cilat rrisin fëmijë dhe bëjnë një punë të papaguar normalisht. Punon bashkëshorti dhe nëna kryen këtë detyrën tjetër në shtëpi. Në këtë fashë përfshihen gjithashtu individë të cilët kanë zgjedhur për shkak të stilit të jetesës dhe kushteve ekonomike të familjes që të mos punojnë. Punon babai dhe nëna për ta”, thuhet në raport, përcjell albinfo.ch

Një pjesë punon në të zezë dhe kjo është përbërja e 13%-it. 

Ekzistojnë disa arsye pse ndodhë kjo. 

“E para është se një pjesë e mirë e kësaj moshe kanë ikur emigrantë. Dhe nëse emigrantët do të ishin këtu kjo shifër do të ishte 17 apo 20%. Arsyeja tjetër është që këtu në vend brezat po pakësohen për shkak të fenomenit të plakjes së popullsisë. Plakja e popullsisë bën që pesha specifike e këtyre njerëzve të papunë, në krahasim me peshën totale të popullsisë, të jetë gjithnjë e më e vogël”, shkruhet në raport, përcjell albinfo.ch. 

“Është e vërtetë që ka edhe njerëz që thonë se më mirë rrinë pa punë, sesa të shfrytëzohen për 400 mije lekë të vjetra rrogë ne muaj. Mund të ketë edhe revolucionaristë të tillë që e çmojnë punën e tyre më shumë nga çfarë ofron tregu, por në një moment të caktuar edhe ata duhet të sigurojnë të ardhura për të jetuar, sespe idealizmi nuk të siguron mallra në supermarket, duhen para. Nuk besoj se ka akoma njerëz që kanë dashur të gjejnë një punë në Shqipëri dhe nuk e kanë gjetur. Sepse ne sot jemi detyruar të importojmë punëtorë nga jashtë”, shpjegon eksperti i ekonomisë, Pano Soko, për Top Channel.