Kosova
16 raste me koronavirus sot në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, derisa janë konfirmuar 16 raste të reja me Covid - 19.
Konfirmimi i këtyre rasteve ka ardhur pas gati 200 testimesh.
Në total, numri i rasteve aktive ka arritur në 101.
Njoftimi i plotë:
18 qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 50 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.149 doza të vaksinës.
Deri më sot 823.550 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.070 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 198 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.282.
Në total numri i rasteve aktive është 101.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Paga mesatare në Zvicër u rrit në 87 mijë franga në vit Të dhënat e reja tregojnë rritje të ndjeshme të të ardhurave krahasuar me vitin 2024... -
Cyrih: “Shtëpia e Operas për të Gjithë” tërheq 15,000 vizitorë -
Zwillikon: Policia zbulon lojëra të paligjshme të fatit në lokalin e kosovarit -
Sulmohen policët në Bernë – Ata hedhin sprej mbi sulmuesit -
Njëzet persona evakuohen pas zjarrit në Qendrën Landorf në Köniz












