Bota
17 milionë qytetarë të BE-së jetojnë jashtë shtetit të tyre
Gjithnjë e më shumë qytetarë të BE-së po lëvizin për të punuar në një vend tjetër fqinj. Sipas Komisionit të BE-së, 17 milionë qytetarë të BE-së kanë jetuar në një vend tjetër anëtar më 2017.
Çdo vit, një milion njerëz kalojnë në vende të tjera të BE-së, ndërsa 680,000 kthehen në shtëpi. Komisioni rikujtoi të hënën 50-vjetorin e lëvizjes së lirë të punëtorëve në Bashkimin Evropian, shkruan albinfo.ch.
Në total, më 2017, sipas këtyre shifrave, 3.8% e popullsisë së BE-së nuk jetonin në shtetin e tyre, por në një vend tjetër të BE-së. Pjesa ishte gati dy herë më e lartë se dhjetë vjet më parë. Por, relativisht pak gjermanë lëvizin jashtë vendit: përqindja e “shtetasve mobilë” këtu është vetëm 1 për qind. Britania e Madhe arrin në 1.1 për qind, Suedia dhe Franca 1.3 për qind secila. Në vend të kësaj, këto vende të pasura po tërheqin shumë punëtorë nga vendet më të varfra të BE-së.
Kushtet për të gjithë që të vendosen dhe të punojnë në një shtet tjetër të BE-së u prezantuan në tetor të vitit 1968 nga Ligji i BE-së për lëvizjen e lirë të punëtorëve. Në një sondazh pranveror, 82 për qind e përmendën këtë si një arritje. Megjithatë, lëvizja e fortë nga Evropa Lindore në Mbretërinë e Bashkuar është gjithashtu një nga arsyet pse një shumicë e britanikëve vendosën të largohen nga BE-ja në vitin 2016.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














