Lajme
17 të vdekur dhe 599 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
17 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19 si dhe janë regjistruar 599 raste të reja.
Sipas njoftimit nga IKSHPK-ja, rastet e reja pozitive kanë dalë nga testimi i 3.576 mostrave të dyshimta.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 66, 51 vjeç), Ferizaj 2 raste (79, 63 vjeç), Gjilan 2 raste (81, 70 vjeç), Kamenicë 2 raste (69, 67 vjeç), Klinë 2 raste (81, 68 vjeç), Mitrovicë 2 raste (80, 73 vjeç), Gjakovë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (58 vjeç), Podujevë 1 rast (63 vjeç) dhe Viti 1 rast (72 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 100.135, nga 490.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Deri të enjten janë shënuar 2.039 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 868 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 85.196 raste. Raste aktive janë 12.900.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumohen ankesat për ndjekje përmes targave të makinave Rastet e grave të gjurmuara në shtëpi nga ngacmuesit janë në rritje - Sipas zyrave të... -
Mjekët protestojnë kundër faturimit maksimal prej 12 orësh -
Cilat janë pjesët më të këqija të Zvicrës për t’u përballur me valë të nxehti? -
Energjia bërthamore do të ishte e dobishme për ekonominë zvicerane -
Zvicra mbetet prapa në mbështetjen për ushqyerjen me gji











