Kosova
Osmani i reagon BE-së: Vuçiq nuk pyetet për hapjen e urave në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas deklarimeve të Bashkimit Evropian për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, duke thënë se presidenti i Serbisë nuk mund të pyetet për hapjen e urave për qarkullim në Kosovë.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, deklaroi sot se hapja e urës mbi lumin Ibër është çështje që duhet shtjelluar në kuadër të dialogut me Serbinë.
“Ky është një detyrim i kahershëm për të dyja palët. Dhe çfarëdo hapash dhe veprimesh që do të ndërmerren, që kanë ndikim në njërën ose tjetrën anë, duhet të zgjidhen, diskutohen dhe çohen përpara në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE”, ka deklaruar ai.
Në reagimin e saj, presidentja Osmani shprehet kundër BE-së, ku sipas tyre, kjo pikë duhet të jetë pjesë e dialogut.
”Reagim ndaj deklaratës së sotme të BE-së se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë. Çështja e urës nuk duhet assesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuçiç nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.
Ajo ka thënë se dialogu i vetëm që duhet të bëhet është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













