Koronavirusi: çast pas çasti
2 milionë fluturime janë anuluar deri më 30 qershor
Ky vendim është ndërmarrë për t`i mbrojtur punonjësit dhe pasagjerët.
Më shumë se dy milionë fluturime janë anuluar për shkak të pandemisë koronavirusit deri në fund të qershorit, duke shkaktuar humbje prej rreth 252 miliardë dollarë, sipas ueb faqes së Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror (IATA).
Anulimet e fluturimeve janë një nga masat e ndërmarra nga agjencitë ndërkombëtare të linjave ajrore në vazhdën e pandemisë COVID-19, dhe të tjerat janë marrë për të mbrojtur punonjësit dhe pasagjerët.
“Qëndroni të fortë. Ne do ta kapërcejmë këtë krizë dhe do të vazhdojmë ta lidhim botën”, tha shefi ekzekutiv i IATA, Alexander de Juniak, përcjell albinfo.ch.
Agjencia Evropiane e Sigurisë së Aviacionit (EASA) deklaron se është bërë një listë e aeroporteve të vendosura në zonat më të rrezikshme, ku mundësia e transmetimit të virusit është shumë e lartë.
Lista përfshin të gjitha aeroportet në Iran, Korenë e Jugut, Turqi, provincën Hubei të Kinës, si dhe aeroportet nga rajonet më të privuara nga Italia, Spanja, Austri, Franca, Gjermania dhe disa shtete të SHBA-së.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB) nuk do të vendosin ndalim të përgjithshëm për konsumimin e alkoolit në... -
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg











