Shkurt.ch
20% më të pasurit kanë 4.4 herë më shumë para se 20% më të varfrit
Pabarazia e të ardhurave bazike reduktohet përmes të ashtuqajturit transfer social. Në momentin që do të rritet diferenca në të ardhura, ajo do të kompensohet përmes rishpërndarjes shtetërore
Në Zvicër, 20 përqindëshi më i pasur i popullatës ka mesatarisht 4.4 herë më shumë para në dispozicion se 20 përqindëshi më i varfër. Federata, përmes subvencionimit shtetëror përpiqet që kjo diferencë e madhe në mes të dy shtresave, të mos rritet edhe më. Dhe, mos rritjen e saj, shteti e konsideron si sukses të politikës së vet sociale, shrkuan sda.ch.
Në vitin 2016 të ardhurat e disponueshme mediane ekuivalente të shpërmndara në gjithë popullsinë e vendit ishin 4121 franga për person, transmeton albinfo.ch. Kjo (ose nocioni “mediane) do të thotë se gjysma e popullatës së përgjithshme të Zvicrës, pas heqjes së taksave dhe kontributeve shoqërore kanë zotërim më shumë dhe gjysma tjetër më pak se kaq.
Ndonëse shuma e përmendur është pak më e lartë se në vitin 2014 dhe 2015, ndonjë “tendencë e ngritjes së lehtë eventuale mund të vërtetohet vetëm kur të jenë të disponueshme edhe rezultatet e viteve pasuese”, ka njoftuar të enjten Zyra Federale për Statistikë (BFS).
Në përgjithësi ndarja e të ardhurave, që nga viti 1998 ka mbetur stabile, gjë që do të thotë se jazi në mes të të varfërve dhe të pasurve gjatë kësaj periudhe nuk është zgjeruar më shumë. Kjo gjendje përllogaritet përmes të ashtuqajturit raport Quintil S80/S20, i cili i vë përballë të ardhurat e 20 përqindëshit më të pasur dhe 20 përqindëshit më të varfër të popullsisë.
Pabarazia e të ardhurave bazike reduktohet përmes të ashtuqajturit transfer social. Në momentin që do të rritet diferenca në të ardhura, ajo do të kompensohet përmes rishpërndarjes shtetërore, në veçanti përmes ndarjes së përfitimeve sociale.
Një e pesta më e varfër e popullsisë ka zotëruar në vitin 2016 të ardhura ekuivalente mesatare prej 1920 frangash për person, ndërsa një e pesta më e pasur, 8447 franga. Po u pjesëtua shifra e fundit me të parën del si rezultat i ashtquajturi raporti quintilik, përcjell albinfo.ch. Kështu, në vitin 2016 ky raport ka qenë 4.4, që do të thotë se 20 përqindëshi më i pasur i popullatës pas transferit social ka mesatarisht 4.4 herë më shumë para në dispozicion se 20 përqindëshi më i varfër.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













