Integrimi
20 për qind më tepër azilkërkues nga Kosova
Ndërkohë azilkërkuesit nga shtetet në fqinjësi me Kosovën, ata nga Serbia e Maqedonia por edhe nga Bosnja kanë bërë dukshëm më pak kërkesa azili se një vit më parë
Në Zvicër gjatë vitit 2013 është shënuar një rënie e theksuar e numrit të azilkërkuesve. Në krahasim me vitin 2012, strehim në Zvicër kanë kërkuar 25 për qind më pak persona. Përkthyer në shifra, kjo, sipas Entit Federal për Migracion duket kështu: në vitin 2013 janë regjistruar 21465 kërkesa për azil. Ndërsa është interesante se po gjatë kësaj kohe numri i azilkërkuesve në shtetet tjera të Evropës është rritur për 25 për qind.
Rënia e numrit të azilkërkuesve në Zvicër, sipas autoriteteve përgjegjëse shpjegohet, veç tjerash me trajtimin me përparësi dhe të shpejtë të rasteve të kërkesave për azil të personave nga vendet me gjasa të vogla për njohje të azilit. Edhe gjatë vitit 2013 numri më i madh i azilkërkuesve kanë ardhur nga Eritrea, me gjithë faktin se ky numër ka pësuar një rënie prej -41 për qind në krahasim me vitin paraprak (viti 2013: 2563 kërkesa ose 1884 më pak se në vitin 2012). Në vendin e dytë sipas komunikatës së BFM-së vijnë azilkërkuesit nga Siria me 1901 azilkërkues ose + 54% në krahasim me një vit më parë. Këtu përfshihen edhe ata që kanë përfituar nga lehtësimi i dhënies së vizave, që Zvicra e ka praktikuar për disa muaj për sirianët, thuhet në komunikatën e BFM.
Nga ana tjetër, rënie të numrit të azilkërkuesve kemi te rasti i nigerianëve dhe tunizianëve. Nigerianët, me 1764 kërkesa azili zënë ende vendin e tretë në listë por me një rënie prej -35%. Ndërkaq, 1737 sirianë, ose 25% më pak se në vitin 2012 kanë kërkuar azil gjatë 2013-ës në Zvicër.
Kosova, sipas kësaj statistike zë vendin e shtatë por me një tendencë rritjeje, për nga numri i kërkesave të azilit. 698 kosovarë e kanë provuar fatin duke bërë kërkesë azili në këtë vend. Kjo shifër është për 20.6% më e madhe se një vit më parë. Ndërkohë azilkërkuesit nga shtetet në fqinjësi me Kosovën, ata nga Serbia e Maqedonia por edhe nga Bosnja kanë bërë dukshëm më pak kërkesa azili se një vit më parë. Kështu, numri i serbëve azilkërkues ka qenë gjithsej 303 ose për 84% më i vogël, i maqedonasve p115 ose minus 89.9% etj. Kjo rënie shpjegohet me procedurën e re, të shkurtuar të trajtimit të kërkesave për azil nga vendet e Ballkanit, që ka filluar në gusht të vitit 2012.
E-Diaspora
-
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër Zarfet e votimit pritet të mbërrijnë mes 20 dhe 27 majit, ndërsa qytetarët u këshilluan që... -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen” -
Stockholm
Grupi i valleve “Tradita” sonte përfaqëson kulturën shqiptare në Stockholm -
Suedi
Suedi promovohet libri “Shqipëria, Orienti i Europës” i Sven Aurén -
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicër: Hapet ekspozita e artistes shqiptare Dorina Ukgjini Zvicër: Hapet ekspozita “Kunst in Spreitenbach”, prezantohet edhe artistja shqiptare Dorina Ukgjini... -
Rritet numri i punëtorëve ndërkufitarë në Zvicra, arrin në 413 mijë -
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar














