KEYSTONE
CH-Ballkani
20-vjetori i masakrës së Srebrenicës, sulmohet me gurë Vuçiq
Srebrenica në Bosnjë Hercegovinë po shënon sot 20-vjetorin e masakrës më mizore të vrasjeve masive në Evropë, që prej Holokaustit.
Dhjetëra liderë dhe zyrtarë të lartë nga shumë vende, përfshirë kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeline Albright, dhe kryeministrin turk,Ahmet Davutoglu, janë në Bosnjë për ceremonitë përkujtimore të 11 korrikut.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, tha se kurrë nuk do të dëshironte të shihet “fushë të vrasjeve si kjo” në Srebrenicë.
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shkurtazi është pritur me fishkëllima, derisa ai shkonte për ta nënshkruar Librin e Ngushëllimeve, dhe për të folur me disa të afërt të viktimave të Srebrenicës, ka raportuar AFP.
Po ashtu, në drejtim të tij janë hedhur gurë dhe shishe. Vuçiqi dhe delegacioni i tij ishin nisur kah veturat e tyre, pasi protestuesit hodhën gjësende në drejtim të tyre.
Mbetjet e pajetë të 136 viktimave të identifikuara së fundit, varrosen në kompleksin përkujtimor, së bashku metrupat e pajetë të më se 6 mijë viktimave, të cilat tashmë janë zhvarrosur nga varrezat masive.
Gjatë luftës në Bosnjë Hercegovinë, në periudhën 1992-95, Kombet e Bashkuara e kishin shpallur Srebrenicën si strehë të sigurt për civilë.
Por, më 11 korrik të vitit 1995, trupat serbe e okupuan qytetin. Në ditët në vazhdim, forcat serbe të Bosnjës i vranë më se 8 mijë burra e djem myslimanë.
Trupat ishin hedhur në më tepër se 90 varreza masive në përpjekje për t’i fshehur vrasjet.
Në ceremoninë e së shtunës në Srebrencië ka marrë pjesë edhe zëvendës-sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Jan Eliasson.
Në vitin 2007, Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi ka vlerësuar se masakra në Srebrenicë ishte gjenocid.
Në deklaratën e tij të publikuar para ceremonive të sotme, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vlerësoi se masakra e Srebrenicës ishte “krim monstruoz”.
Megjithatë, Serbia i ka kundërshtuar përpjekjet për vlerësimin e vrasjeve në Srebrenicë si “gjenocid”.
Më herët këtë javë, Rusia e bllokoi me veto një propozim-rezolutë britanike në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që masakra në Srebrenicë të vlerësohet si “gjenocid”.
Lideri i serbëve të Bosnjës e kanë falënderuar Moskën për veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke thënë se e ka “parandaluar miratimin e rezolutës, e cila do ta ndërlikonte situatën dhe do t’i thellonte ndarjet brenda Bosnjës”.
Pas luftës, me marrëveshjen e Dejtonit, Bosnjë Hercegovina u themelua si shtet federal i përbërë nga dy entitete kryesisht autonome, atë të Federatës Myslimano-Kroate dhe Republikës Serbe të Bosnjës.
Srebrenica gjendet në territorin e Republikës Serbe të Bosnjës.
ReL
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s
















