Kosova
Ndërron jetë zyrtari i Malit të Zi në Kosovë
Drejtori Ekzekutiv i organizatës Alfa Centar, Aleksandër Dedoviq, ka ndërruar jetë në Kosovë.
Ai kishte ardhur në Prishtinë për një tryezë rajonale që ishte planifikuar të mbahej sot nga Forumi Ballkanik.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur drejtori ekzekutiv i këtij forumi, Astrit Istrefi, me ç’rast ka treguar se edhe tryeza është anuluar.
“Me keqardhje të madhe ju njoftoj që miku dhe kolegu ynë, z. Aleksandër Dedoviq, Drejtor Ekzekutiv në OJQ Alfa Centar, Mal të Zi dhe anëtar i Bordit te Forumit Ballkanik, ndërroi jetë sot në mëngjes në Prishtinë”, thuhet në komunikatën për media, përcjell albinfo.ch.
“Ai kishte ardhur për të marrë pjesë në tryezën rajonale të planifikuar për sot. Stafi i Forumit Ballkanik është duke i ofruar të gjithë ndihmën familjes së tij për t’i siguruar dokumentacionin e nevojshëm dhe transportin për në Niksiq”.
Për vdekjen e Dedoviq ka raportuar edhe Policia. “Është raportuar se në një hotel është gjetur pa shenja jete viktima mashkull, shtetas i Malit të Zi. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”.
E-Diaspora
-
Nga 1 maji, filmi kosovar-zviceran “The Land within”, në kinematë e Zvicrës Duke filluar nga 1 maji, filmi i Fisnik Maxvile (Maxhuni) mund të shihet në kinematë e...
-
Rixhil Agushi, shqiptare nga RMV, zgjidhet kryetare e Parlamentit të qytetit Schlieren
-
Xhaka do të mbetet te Leverkuseni
-
Gjykata Federale “dëbon” kosovarin, edhe pse ka jetuar 28 vjet në Zvicër
-
Hannover
Hannover: Biznesmenët e Diasporës do të takohen me Kurtin
Jeta në Zvicër
-
Në cilën prej komunave zvicerane jetohet më mirë? Çiftet me të ardhura të larta pa fëmijë mund të kursejnë 40,000 franga duke kaluar nga...
-
Parlamenti dëshiron të ndalojë simbolet ekstremiste në publik
-
Fedpol: Mafia është e konsoliduar në Zvicër
-
Rritet numri i rasteve me zgjebe në Zvicër
-
Gjeneva nxjerr në ankand targa unike