CH-Ballkani
28.7% të papunë në Kosovë
Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.3%, krahasuar me meshkujt me 26.9%. Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 52.2%
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 28.7 % të popullsisë janë të papunë në Kosovë, edhe pse kjo shifër besohet se është më e lartë, njofton albinfo.ch.
ASK ka paraqitur raportin e saj për fuqinë punëtore në tre mujorin e katërt të vitit 2016.
Në kuadër të popullsisë me moshë të punës, shkalla e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore është 41.3 %. Shkalla e punësimit në Anketën e Fuqisë Punëtore (AFP), për tremujorin e katërt (TM4) 2016, është 29.5%. Punësimi më i lartë është te meshkujt me 45.6%, ndërsa punësimi te femrat është 12.9%.
Femrat janë të punësuara, kryesisht në sektorët e arsimit, tregtisë dhe kujdesit shëndetësor, me rreth 52 % të tyre, ndërsa meshkujt janë kryesisht të punësuar në sektorët e ndërtimtarisë, prodhimit dhe tregtisë me 44%.
Sektorët ekonomikë, që prijnë me punësim, vazhdojnë të jenë: tregtia me 14.1%, prodhimi me 12.9%, ndërtimtaria me 12.5 % dhe arsimi me 9.8 %. Ndërsa, sektorët e tjerë marrin pjesë me përqindje më të vogël në punësim.
Sa i përket të punësuarve me kontrata, del se 29.9% e personave të punësuar kanë kontratë të përhershme në punën e tyre kryesore, ndërkohë që 70.1% kanë kontratë të përkohshme.
Sipas rezultateve të AFP-së në TM4 2016, shkalla e papunësisë është 28.7%. Papunësia më e theksuar është te femrat me 34.3%, krahasuar me meshkujt me 26.9%. Shkalla me e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15-24 vjeçare me 52.2%.
Sipas rezultateve të AFP-së në TM4 2016, fuqia joaktive është mjaft e lartë, 58.7%, me fokus të veçantë te femrat me 80.4 %, krahasuar me meshkujt me 37.6 %”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Austri: Kosovari dënohet me 1.5 vjet burg për vjedhje në stacionet e zjarrfikësve dhe në postë Grabitësi i bankave kishte qenë në Kosovë, më pas u kthye vullnetarisht në Austri dhe informoi... -
Gjermani
Mislim Berisha shpall kandidaturën për Këshillin Bashkiak në Augsburg -
SHBA
30 medalje për Kosovën në SHBA, nxënësit shkëlqejnë në NEO Science Olympiad -
Gjeniu nga Kosova që ndërton avionë dhe dronë nga materiale të riciklueshme -
Vrasja e kosovares 71 vjeçare: lirohet nipi, mbeten në burg djali dhe nusja
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva drejt lejes prindërore 24-javore Kantoni i Gjenevës po afrohet drejt zbatimit të lejes prindërore prej 24 javësh. E miratuar në... -
Davos, WEF 2026: Aktiviteti në platformën e takimeve intime rritet me 4000% -
Autobusët e rinj elektrikë në Bernë dhe Schaffhausen mbeten të ftohtë, ankohen pasagjerët dhe shoferët -
Kurti nga Davosi: Serbia po e kupton se Kosova është shtet edhe pse e refuzon njohjen -
Aleancë kundër tatimit individual për çiftet e martuara












