Kultura

280 filma do të shfaqen gjatë Dokufestit

Edicioni i 18-të i këtij festivali u hap të premten mbrëma, në të cilin parashihet të shfaqen 280 filma, nga 40 vende të botës.

Një ngjarje e tillë po vlerësohet si ndër më të rëndësishmet në ngritjen e imazhit të Kosovës, për më tepër pasi që një numër i madh i turisteve vizitojnë Kosovën në këtë periudhe si rezultat i Dokufestit.

Mbrëmja u hap me filmin “Koyaanisqitsi” dhe u përcoll me muzikë nga RadioMentale.

Prizreni do të jetë nikoqir i Dokufestit deri më 10 gusht.