Bota

Pesë qytetet me standartin më të lartë të jetesës në Gjermani

Hamburgu, Berlini, Frankfurti, Dyseldorfi dhe Mynihu janë qytetet me standartin më të lartë të jetesës në Gjermani

Qytetet me standartin më të lartë të jetesës në Gjermani janë: Hamburgu, Berlini, Frankfurti, Dyseldorfi dhe Mynihu, shkruan albinfo.ch.

Një nga kompanitë më të mëdha botërore të sondazheve, “Mercer”, ka bërë një renditje të qyteteve me nivelin me të lartë të jetesës në botë. Duket se shteti i Gjermanisë qëndron mirë sa i përket standardit të lartë të jetesës.

Kjo kompani e ka bërë përzgjedhjen , duke përdorur 39 kritere për të bërë vlerësimin si:

Stabiliteti politik, krimi, censura në media, shërbimi mjekësor, ndotja e ajrit, shkollimi, qarkullimi rrugor etj., transmeton albinfo.ch.

Qytetet me standartin më të lartë të jetesës në Gjermani janë: Hamburgu, Berlini, Frankfurti, Dyseldorfi dhe Mynihu.

Hamburgu

Hamburgu është qyteti me portin më të madh në veri të Gjermanisë dhe i dyti për nga madhësia në vend. Hamburgu është kthyer në një qendër për median dhe industrinë.

I themeluar mbi lumin Elbe, Hamburgu ka portin e dytë më të madh në Evropë. Jo vetëm në fushën e transportit detar, por edhe në shkencë, kerkime shkencore dhe edukim, Hamburgu është një qendra kryesore të Europes

Hamburgu gjithashtu është një destinacion turistik për shkak të bukurisë së tij piktoreske dhe përzierjes unike të monumenteve historike, pubeve moderne dhe klubeve të natës.

Nga ana tjetër, Hamburgu numëron as më pak e as më shumë se 2,302 ura në qytet dhe është shumë më përpara se Amsterdami (1,281 ura) apo Venediku (455).

Po ashtu, Hamburgu, në Gjermani, është vlerësuar qyteti me jetën e natës më të mirë në botë. Kjo sipas një studimi të rëndësishëm nga platforma e prenotimeve Hostelworld, e cila vlerësoi se si rezidentët e 41 qyteteve në 27 vende të botës e vlerësuan jetën e natës në vendlindjen e tyre.

Hamburgu është një qendër e madhe e transportit dhe është një nga qytetet më të pasura në Evropë. Ai është bërë një qendër industriale dhe e medias.

Vlen të theksohet se Hamburg ka qenë një qendër e rëndësishme financiare për shekuj me radhë, dhe është selia e bankës së dytë më të vjetër në botë, Berenberg Bank. Në Hamburg Ka më shumë se 120.000 biznese. Lumi i Elbës kalon përmes tij.

 

Berlini

Berlini konsiderohet se ka një përzierje të shkëlqyer të cilësisë së jetesës me mundësi më të mira për punësim, një standard të lartë të strehimit dhe sigurisë në vend.

Meqenëse Berlini është kryeqyteti i Gjermanisë, është një nga objektivat më të preferuara turistikë në Evropë. Vitin e kaluar Berlini ka pasur vizitorë më shumë se çdo vit tjetër. Vizitorët e Berlinit vijnë nga e gjithë bota.

Muri i Berlinit (përfshirë dhe Checkpoint Charlie), porta e Brandenburgut, Memoriali i Holokaustit dhe dhjetëra muze janë ndër atraksionet kryesore historike.

Po ashtu, Berlini është një qytet ndërkombëtar i kulturës, politikës, medias dhe shkencës. Ekonomia e tij bazohet në firmat e teknologjisë së lartë dhe në sektorin e shërbimeve, duke përfshirë një gamë të larmishme të industrive krijuese, institucioneve kërkimore, korporatave mediatike dhe ambienteve të konventave.

Gjithashtu, Berlini shërben si qendër kontinentale për trafikun ajror dhe hekurudhor dhe ka një rrjet transporti publik shumë kompleks.

 

Frankfurti

Frankfurt, Qendra financiare e Gjermanisë

Frankfurti njihet si qendra e tregtisë në Gjermani, ku zhvillohen edhe disa nga evente më të famshme të tregtisë në botë, duke përfshirë edhe “Frankfurt Motor Show”.

Po ashtu, Frankfurti njihet si qendra më e madhe financiare e Europës dhe gjithashtu ka një nga aeroportet më të mëdhenj në botë.

Është selia e Bankës Qendrore Evropiane, Bankës Gjermane Federale, bursës së Frankfurtit dhe Panairit të Frankfurtit, si dhe disa bankave të mëdha komerciale. Aeroporti Ndërkombëtar Frankfurt është një nga aeroportet më të ngarkuara në botë.

Frankfurti është i vetmi qytet gjerman i shënuar si një nga dhjetë qytetet botërore Alpha.

Gjithashtu Franfurti është dhe një qendër e rëndësishme e kulturës dhe literaturës gjermane.

 

Dyseldorfi 

Z. Dresden

Dyseldorf, Gjermani – Qyteti në Gjermaninë Perëndimore është i njohur për industrinë e modës dhe artin.

Po ashtu, Dyseldorf për një kohë të gjatë është konsideruar nga shumë udhëtarë  si qyteti më i bukur në Gjermani. Lokaliteti ka një sfond të veçantë historike. Qyteti i vjetër u shkatërrua pothuajse tërësisht gjatë luftës së fundit në këtë vend.

Gjithashtu, Dyseldorfi njihet dhe si qytet mjaft i pasur me thesare kulturore.

Mynihu

Mynihu është një tjetër qytet gjerman që renditet rregullisht në vendet e kreut të kësaj liste për cilësinë e jetesës.

Mynihu eshte kryeqyteti i Bavarisë dhe ka një kulturë tepër unike. Është vendi ku u krijua Oktoberfest (festa më e famshme në botë e birrës).

Qyteti është gjithashtu qendra ekonomike e Gjermanisë jugore. “Ekonomia e re sociale e tregut” (Neue Soziale Marktwirtschaft) dhe “Java e Biznesit” (WirtschaftsWoche) revistë në vitin 2006 do të jetë hera e tretë në anketë krahasuese Mynih vlerësuarat rezultatin më të lartë, transmeton albinfo.ch. Shkurt 2005, e “Kapital” (Kapitali) revistë në paraqitjen ekonomike në vitin 2002 në 2011 në 60 qytete gjermane

Po ashtu, Mynihu është qendra e dytë më e madhe financiare e Gjermanisë (prapa Frankfurt), me Yu Bao Union Bank (HypoVereinsbank), Bayerische Landesbank (Bayerische Landesbank), ndërsa në fushën e sigurimit, qëndron më mirë se Frankfurti. /Albinfo.ch