Kosova
33 persona lirohen nga karantina, në QS janë mbi 500 persona
Gjatë ditës së premte IKSHPK ka bërë testimin e 36 personave të karantinuar në Qendrën e Studentëve më 19 mars 2020. Tridhjetë e pesë (35) prej tyre kanë rezultuar negativ në Covid-19.
Një person ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është dërguar në Klinikën Infektive, së bashku me personin që ka qëndruar në dhomë gjatë kohës së karantinimit, kurse 1 tjetër (edhe pse ka rezultuar negativ në Covid-19) është dërguar në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore të natyrës ortopedike. Grupi prej 33 personave janë liruar sot të shkojnë në shtëpi dhe janë të rekomanduar që t’u përmbahen kushteve të izolimit shtëpiak edhe për dy javë.
Gjatë ditës së sotme pritet të testohen edhe 91 persona të tjerë, të cilët në QS janë karantinuar më 20 mars 2020.
Personat që rezultojnë negativ në Covid-19 pritet të lirohen nesër në shtëpi, gjithashtu, duke u rekomanduar që t’u përmbahen kushteve të izolimit shtëpiak edhe për dy javë.
Kurse, gjatë ditës së diel pritet të testohen 33 persona, të cilët në QS janë karantinuar më 21 mars 2020.
Pra, ashtu si janë vendosur në karantinë, me atë renditje edhe bëhet testimi dhe nxjerrja e tyre nga karantina e personave që rezultojnë negativ në Covid-19.
MSH u bën thirrje personave që lëshohen në shtëpi që të zbatojnë me kujdes të shtuar masat e vetizolimit shtëpiak, duke mbrojtur veten dhe të afërmit përreth, derisa të karantinuarve u bën thirrje për më shumë mirëkuptim deri në testimin dhe lirimin e tyre nga karantina.
Përndryshe, në karantinën në QS janë mbi 500 persona, shumica prej të cilave pritet të lirohen ditëve në vijim, pasi IKSHPK të ketë bërë testimin e tyre sipas radhës.
E-Diaspora
-
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka bërë të ditur se qeveria shqiptare do të rrisë numrin... -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave
Jeta në Zvicër
-
E pazakontë në Zvicër: Klasa e parë e biletës së trenit del më lirë se e dyta Në transportin publik zviceran zakonisht udhëtimi në klasën e parë kushton më shumë se në klasën... -
Golta i PS-së bëhet Kryetar Bashkie i Cyrihut -
Fritschi nga FDP është kryebashkiaku i ri i Winterturit -
Qindra njerëz protestuan në Cyrih në mbështetje të atyre që vuajnë nga lodhja kronike -
Nga 70% në 30% në tetë vjet: Si e humbën paratë e gatshme betejën e pagesave













