Shqipëria
37 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit nga 4593 testime të kryera, janë konfirmuar 37 raste të reja, ndërsa janë edhe 18 persona të shëruar. Ndërkohë, asnjë humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 10 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.
Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.
133.036 raste pozitive janë konfirmuar që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri, prej tyre 130.205 janë shëruar, 374 janë aktive, ndërsa 2.457 persona kanë humbur jetën.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit Qytetarët në diasporë mund të aplikojnë deri më 17 maj; votimi do të zhvillohet me postë... -
Gjermani
Universiteti i Mynihut nis serinë e ligjëratave “Global Voices in Albanology” -
Dioklea Hoxha, rrugëtim artistik mes identitetit, barokut dhe lirisë -
Mira Murati mes yjeve, merr pjesë në “Met Gala” -
Gjermani
Petrit Rama mbron doktoraturën në Gjermani me notën më të lartë “summa cum laude” në fushën e inteligjencës artificiale
Jeta në Zvicër
-
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune Kompania farmaceutike me seli në Bazel, Novartis, ka njoftuar se do të mbyllë deri në fund... -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve -
Graubünden shqyrton ndalimin e trafikut turistik në rrugët kantonale -
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih













