Lajme
Zvicër: 51 infeksione të reja me Covid-19 brenda një dite
Në përgjithësi, numrat e shënuar ditëve të fundit tregojnë për një trend të qartë uljeje të infeksioneve
Në Zvicër dhe Lihtenshtajn, brenda një dite janë infektuar n51 persona ga koronavirusi, numër ky pak më i madh se ai i një dite më parë, kur ishin regjistruar vetëm 28 infeksione të reja. Megjithatë, ky numër është më i vogël se numri i raportuar të hënën, 76, shkruan sda.ch.
Në përgjithësi, numrat e shënuar ditëve të fundit tregojnë për një trend të qartë uljeje të infeksioneve, shkruam albinfo.ch
Sipas BAG, deri m ë tash në Zvicër ka pasur gjithsej 30.060 raste të konfirmuara nga laboratori me covid-19.
Numri i vdekjeve, sipas agjencisë së lajmeve Keystone-SDA të mërkurën pasdite ka qenë 1789
Keystone-SDA analizon të dhënat zyrtare të disponueshme në faqet e internetit të kantoneve dhe i aktualizon ato dy herë në ditë, në mesditë dhe në mbrëmje.
Ndërkaq sipas BAG, numri i viktimave është 1505. Zyra Federale u referohet raporteve që laboratorët dhe mjekët kanë dërguar deri në mëngjesin e të mërkurës, si pjesë e detyrimit të raportimit, transmeton albinfo.ch. BAG po ashtu njofton se në Zvicër ka 350 infeksione në 100,000 banorë.
Deri më tani, janë kryer gjithsej 290.365 testime. Sipas BAG, dymbëdhjetë për qind e këtyre testimeve kanë rezultuar pozitive.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih















