Lajme

4 680 doza të vaksinës Pfizer arrijnë sot në Kosovë

4 mijë e 680 doza të vaksinës Pfizer do të arrijnë në Kosovë gjatë ditës së sotme.

Këtë e kanë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, duke thënë se ende nuk e kanë të saktë orën e arritjes, por vaksinat do të arrijnë pasdite në Kosovë.

Këto doza të vaksinës janë donacion nga Bashkimi Evropian, nga i cili Kosova do të përfitojë gjithsej 95 mijë doza./Koha