Lajme
4 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit e kanë gjuhë amtare shqipen
Anglishtja është bërë gjuha e dytë kryesore më e rëndësishme me gjashtë për qind, e ndjekur nga shqipja me katër për qind
80 për qind e banorëve të Kantonit të Lucernit flasin gjermanishten zvicerane në jetën e përditshme. Por gjuhët e tjera po fitojnë terren ndërkohë që gjermanishtja ka shënuar një rënie, trnsmeton albinfo.ch.
Në Kantonin e Lucernës, gjermanishtja është qartësisht gjuha kryesore dominuese. Në vitin 2024, 86 për qind e popullsisë rezidente të moshës 15 vjeç e lart deklaruan gjermanishten ose një dialekt si gjuhën e tyre kryesore. Është gjuha në të cilën një person mendon dhe të cilën e flet më mirë, shkruan gazeta Luzerner Zeitung. Kjo është katër pikë përqindjeje më pak se në vitin 2015, sipas zyrës së statistikave të Lucernit, Lustat.
Në të njëjtën kohë, gjuhët e tjera po fitojnë rëndësi: anglishtja është bërë gjuha e dytë kryesore më e rëndësishme me gjashtë për qind, e ndjekur nga shqipja me katër për qind. Gjuhët e tjera janë italishtja (3 për qind), serbishtja/kroatishtja (3), portugalishtja (2), spanjishtja (2) dhe frëngjishtja (1).
Të kujtojmë: Në nivel të Zvicrës, sipas të dhënave të vitit 2024 shqipen si gjuhë kryesore në të cilën flasin në përditshmëri e kishin deklaruar 3.4 % e popullsisë së Zvicrës. Kjo tregon se në Kantonin e Lucernit gjuha shqipe ka një shtrirje mbi mesataren zvicerane, shkruan albinfo.ch.
Një vështrim në trendin që nga viti 2010 tregon një rënie graduale të gjermanishtes nga rreth 91 në 86 përqind. Njëkohësisht, përqindja e folësve të anglishtes është dyfishuar brenda 15 viteve në gjashtë për qind. Shqipja dhe gjuhët e tjera kanë parë gjithashtu rritje të lehta. Dinamika bëhet edhe më e qartë në shifra absolute: Ndërsa popullsia totale është rritur, numri i folësve të anglishtes është rritur nga rreth 8,400 në mbi 20,000.
Megjithatë, gjermanishtja zvicerane mbetet dominuese në jetën e përditshme: 8 nga 10 banorë të Lucernës deklaruan se flasin gjermanishten zvicerane në shtëpi ose me anëtarët e familjes. (rem)
E-Diaspora
-
Ekstradohet nga Gjermania i dyshuari për vrasje në Kosovë Rasti kishte ndodhur në korrik 2025 në fshatin Gojbulë, i dyshuari dërgohet në mbajtje... -
Gjermani
25-vjeçari nga Kosova humb jetën aksidentalisht në Gjermani -
Zvicër
Shqiptari nga Kosova humb jetën në aksident trafiku në Zvicër -
Paris
Angelin Preljocaj në qendër të një mbrëmjeje artistike në Muzeun Luvër -
Britani
Oficerja e parë e FSK-së po ndjek kursin e avancuar të inxhinierisë ushtarake në Britani
Jeta në Zvicër
-
Ligji i ri zviceran rrit falimentimet me 106 për qind Në tremujorin e parë të vitit 2026, 3074 kompani kërkuan falimentim në Zvicër – një rritje... -
Firma e telekomunikacionit paralajmëron për rritje të ndjeshme të kërcënimeve kibernetike në Zvicër -
Aeroplani zviceran duhet të kthehej nga rruga për në Frankfurt -
Më 14 maj fillon në Cyrih Festivali i Filmit “Kino Kosova 2026” -
Më shumë zviceranë punojnë përtej moshës së daljes në pension












