Lajme
4 vlerat ushqyese të spinaqit
Keni dëgjuar që spinaqi duhet të konsumohet shpesh, ka shumë vlera ushqyese, sa më shumë, aq më mirë, por doni të dini përse bëhet gjithë kjo zhurmë? Ata që thonë të gjitha këto fjalë të mira, kanë të drejtë!
Më poshtë po sjellim përfitimet e spinaqit:
1. Është i pasur në vlera ushqyese, por i varfër në kalori : Tri kupa spinaq kanë vetëm 20 kalori, nuk kanë yndyrë, 3 gr karbohidrate dhe 2 gr fibra. Në vetëm tri kupa spinaq ka 300% të vlerës ditore të vitaminës K që është e domosdoshme për shëndetin e kockave, gjithashtu ka dhe 40% të vitaminës C që ju duhet në një ditë, 40% të acidit folik që është shumë i rëndësishëm në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
2. I pasur në antioksidant: Ky ushqim ka veti shumë të larta antioksiduese dhe ju ndihmon shumë në uljen e inflamacionit në trup.
3. Ndihmon në shëndetin e trurit: Konsumi i spinaqi ndihmon shumë kundër plakjes së trurit. Nëse jeni në moshë madhore, duhet të rrisni akoma më tepër konsumin e tij.
4. Ndihmon në shëndetin e syve: Luteina është përbërësi që ndihmon shumë në shëndetin e syve. Sa më shumë spinaq për të parandaluar problemet me shikimin në moshë të vonë.
Mos e gatuani!
Nëse gatuhet, përbërës si luteina bien shumë. E mira është që të hahet i pagatuar, por nëse është e pamundur ta konsumoni ashtu, hidhini vetëm pak ujë të nxehtë sipër.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë













