Kuriozitete
40% e veturave Ford do të jenë elektrike deri më 2030
Kompania amerikane Ford parashikon që veturat elektrike do të përbëjnë 40 për qind të gamës së saj të ofertës deri më 2030 dhe për këtë ka shtuar investimet në këtë sektor. Kompania që në shkurt të këtij viti tha se për prodhimin e veturave elektrike do të ndajë 22 miliardë dollarë për investime deri më 2025, tash për të njëjtën periudhë ka rritur shumën në 30 miliardë dollarë.
Kompania po ashtu ka vendosur të punojë në zhvillimin e baterive të saj për veturat elektrike. Këtë planifikon ta bëjë në bashkëpunim me kompaninë jug-koreane SK Innovation. Sipas marrëveshjes, fabrika do të hapet në SHBA dhe deri më 2025 do të prodhohen bateri për 600.000 vetura elektrike. Konkurrenti i madh i Fordit në tregun e SHBA-së, General Motors, po ashtu ka njoftuar se nga viti 2035 nuk do të prodhojë më vetura me naftë dhe benzinë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Gjermani - Kosovë
Nga Gjermania në Kosovë në këmbë, Miridon Mulolli përfundon sfidën prej 1,500 kilometrash -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Diaspora
Diaspora i sjell katër mandate shtesë Vetëvendosjes -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë
Jeta në Zvicër
-
Pas humbjes në referendum, e djathta zvicerane përgatit iniciativa të reja politike SVP përgatit betejat e radhës pas refuzimit të iniciativës “Jo 10 milionëve” ... -
Senati zviceran miraton rritjen e numrit të ushtarëve në Kosovë -
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër -
Zvicër: Debat i ri për shtrëngimin e politikës së azilit, modeli danez në fokus -
Debati për migracionin do të vazhdojë dominimin në Zvicër












