Tematike
A është shqiptar i arrestuari në Zvicër, me dyshimin për ndihmë atentatorit?
Nisur nga indikacionet jo të drejtpërdrejta për përkatësinë etnike të 18 vjeçarit, albinfo.ch ka kontaktuar përgjegjësen për media në Prokurorinë për të rinj në Winterthur, të cilës i ka drejtuar një pyetje për të sqaruar këtë përkatësi
Të martën, një i ri 18-vjeçar është arrestuar në Winterthur së bashku me një person tjetër, 24 vjeçar. Ata thuhet se kanë qenë në kontakt me sulmuesin terrorist nga Vjena. Prokuroria për të rinj i ka caktuar 18 vjeçarit masën e paraburgimit. Për këtë rast kanë shkruar të gjitha mediat zvicerane përfshirë dhe albinfo.ch.
Ndërkohë që për 24 vjeçarin është sqaruar se është zviceran i konvertuar më vonë në islam, në disa media janë dhënë shenja që orientojnë se 18 vjeçari i arrestuar mund të jetë me prejardhje shqiptare. Por në to nuk jepet në mënyrë të qartë kjo përkatësi. Në njërën nga gazetat, madje atij i jepet emri i shifruar Fatlum. P., një asociim i qartë me përkatësinë shqiptare…
Nisur nga indikacionet jo të drejtpërdrejta për përkatësinë etnike të 18 vjeçarit, albinfo.ch ka kontaktuar përgjegjësen për media në Prokurorinë për të rinj në Winterthur, të cilës i ka drejtuar një pyetje për të sqaruar këtë përkatësi.
Në vazhdim, përgjigja e zonjës Reimann:
“Një shënim i përgjithshëm pavarësisht nga rasti: Në përgjithësi i referohemi vetëm përkatësisë shtetërore dhe nuk komentojmë për prejardhje migrimi ose përkatësi etnike”, thotë nëpërgjigjen e saj me shkrim për albinfo.ch znj. Reimann.
Më tutje ajo shkruan se Prokuroria e të rinjve në Winterthur ka disa vjet që merret me fenomenin e radikalizimit të të miturve. 18-vjeçari i arrestuar është i njohur për autoritetet e zbatimit të ligjit. Prokuroria e të rinjve, Winterthur, tashmë është duke kryer një hetim penal për shkeljen e ligjit mbi ndalimin e IS dhe për prezantim skenash të dhunës, raporton albinfo.ch. Prokuroria aktualisht po heton në bashkëpunim me autoritetet e tjera kompetente se në çfarë mase 18-vjeçari ishte në kontakt me sulmuesin në Vjenë.
Prokuroria e të rinjve në Winterthur ka urdhëruar dje, të enjten, masën e paraburgimit të 18-vjeçarit të akuzuar. Deri në një gjykim të plotfuqishëm, vlen prezumimi i pafajësisë thotë në fund të përgjigjes së saj me shkrim për albinfo.ch znj. Reimann.
Ja se çfarë shkruan 20 minuten rreth rastit: “Pas arrestimit spektakolar në Winterthur dy ditë më parë, është e qartë se kush është personi i arrestuar: Fatlum. P. konsiderohet se është radikalizuar aq shumë sa që edhe miqtë janë distancuar prej tij.
Autoritetet nuk kanë pranuar të komentojnë se sa i ngushtë ishte kontakti i tij me sulmuesin e Vjenës, pasi kjo është ende pjesë e procesit të hetimit”, përcjell albinfo.ch. Për sa kohë do të qëndrojë në paraburgim F. P. është e paqartë.
Ndërsa gazeta Blick shkruan për 18 vjeçarin se ai, “kur kishte qenë vetëm 13 vjeç kishte shpërndarë një video në Twitter të predikuesit kosovar Shefqet Krasniqi i cili ishte shkarkuar si imam i Xhamisë së Madhe të Prishtinës për shkak të radikalizmit të tij. Autoritetet kishin akuzuar Krasniqin për trazira dhe predikime fetare të urrejtjes – ai ishte arrestuar në vitin 2014”.
Të hënën, më 2 nëntor në një shesh shumë të frekuentuar të Vjenës, një person, në një sulm terrorist ka vrarë katër persona dhe ka plagosur një numër më të mash kalimtarësh të rastit. Më vonë ai u identifikua si Kujtim Fejzulai, i lindur në Austri por me prejardhje nga një fshat i Tetovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Kanada
Nga diaspora në Shqipëri, Evisa Pacolli garon në ‘Miss Universe Albania’ -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
A është në planet e FC Basel largimi i Xherdan Shaqirit? Klubi zviceran pritet të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër pas një sezoni zhgënjyes. Ndërkohë, Xherdan... -
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun -
Kolona të gjata në Gotthard për ditën e ngjitjes, SBB shton trena shtesë -
Shoferët e autobusëve përballen me probleme shëndetësore shkaku i kushteve të punës -
Shumica e zviceranëve mbështesin fluturimet dhe kundërshtojnë taksat e reja















