E-Diaspora
45-vjeçarja shqiptare bie në koma
Dy shqiptarët ishin në mesin e katër njerëzve që humbën jetën në një aksident në Ontario gjatë fundjavës
Lajmet jo të mira për familjen shqiptare që u përfshi nga një aksident tragjik në Ontario në fundjavë, ku të vdekur mbeten babë e bir, ndërkohë, gruaja e viktimës, Maralba Metko (45) ka rënë në koma.
Dy shqiptarët ishin në mesin e katër njerëzve që humbën jetën në një aksident në Ontario gjatë fundjavës.
Ata janë Fatos Metko, 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko, 14 vjeç. Aksidenti ndodhi pasi mjeti i tyre u përplas me një dre e më pas me një automjet që po vinte përballë. Gruaja e viktimës, Maralba dhe vajza Brianna u dërguan në spital me plagë të rënda, shkruan “Mapo”.
Policia tha se të dielën në ora 10:19, ajo iu përgjigj një aksidenti në autostradën 17, rreth 15 kilometra në jug të Wawa në Lendrum Township.
Viktima pati edhe nga automjeti tjetër i përplasur. Nënë e bijë, 51-vjeçarja C. Caraoa dhe vajza nëntëvjeçare A. Karaoja kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dhe tre të tjerë janë në spital me lëndime të rënda, përcjell albinfo.ch.
Fatosi punonte si kuzhinier në “Broken Plate Kitchen dhe Bar” në Willow Park prej më shumë se nëntë vjetësh, sipas kolegut të tij Ervin Bushi.
Bushi, i cili ka punuar me të për tetë vjet, tha se Fatosi ishte punëtori më i mirë.
“Nëse i kërkoje ndihmë, ai nuk thoshte kurrë jo… Ai ishte një shembull i mirë për të gjithë punonjësit tanë”, tha Bushi.
Sipas tij, familja shqiptare po udhëtonte drejt Ontarios për një vizitë familjare, por që përfundoi në tragjedi.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












