Të tjera
50 sportistët më të paguar të të gjitha kohëve?
50 sportistët më të pasur kanë fituar në total 45.9 miliardë dollarë
Faqja e specializuar Sportico përpiloi klasifikimin e 50 sportistëve më të paguar në histori, duke përfshirë pagat dhe marrëveshjet tregtare dhe sponsorizuese.
Sportisti, i cili i sheh të gjithë nga lart poshtë, është legjenda e basketbollit, Michael Jordan, i cili, pavarësisht se u tërhoq në vitin 2003, ka një marrëveshje me Nike, me të cilën prodhon këpucët e famshme Air Jordans, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Marrëveshja i siguron ish-basketbollistit të ardhura vjetore të larta.
Në lidhje me futbollin, vijon dueli mes Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, përkatësisht në vendin e 5-të dhe të 7-të në klasifikim e përgjithshëm, me një diferencë “vetëm” 100 milionë dollarë.
50 sportistët më të pasur kanë fituar në total 45.9 miliardë dollarë, (33.2 miliardë dollarë në bazë nominale nëse merret në konsideratë inflacioni) deri në fund të vitit 2022.
Ata përfaqësojnë nëntë sporte nga 17 vende të botës. Mbizotërojnë lojtarët e NBA, 13 të tillë. SHBA përfaqësohet me 31 sportistë.
Në renditje është vetëm një grua, Serena Williams, në vendin e 38-të, me 600 milionë dollarë, duke marrë në konsideratë edhe inflacionin. Conor McGregor është i vetmi atletë i MMA në renditje.
https://www.sportico.com/feature/highest-paid-athletes-all-time-1234711562/
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













