Shqipëria
Rritje rekorde e naftës në Shqipëri
Çmimi i naftës në Shqipëri arrin rekord historik, duke kapur nivelin 265 lekë [2.2 euro] për litër.
Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë në vend, duke kapërcyer edhe nivelet e fillimit të marsit, ku nafta u tregtua me 260 lekë për litër.
Bordi i Transparencës ka vendosur sot çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në vend, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Sipas vendimit të bordit, benzina do të tregtohet me 241 lekë [1.98 euro] për litër, ndërkohë gazi do të jetë me 86 lekë [0.7 euro] për litër.
Bordi sqaron se këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot, datë 17 qershor, ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, kur do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
“Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në njoftimin e Bordit.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin










