Kalendari

6 Qershor – SAE me projektin e ri online për festën e fëmijëve në Lausanne

E mbani mend festën e fëmijëve vjet?

Swiss Albania Event tani vjen me risi n këtë Qershor për fëmijet shqiptarë me një festë në Lausanne të moshës 4 deri 12 vjeç me një koncept inovativ. Për herë të parë nga data 10 Prill 2020 në faqen tonë do ju prezantojmë disa video motivuese, ku fëmijeve në prani të prindërve, do tu prezantohet projekti “Kujtime nga Atdheu im”.

Në mënyrë të vazhdueshme çdo javë, stafi I SAE do të ndërveprojë online me fëmijet nëpërmjet:

– Angazhimt të fëmijeve në gjuhën e nënës

– Inspirimit për dashurinë ndaj atdheut

– Bashkëbisedimit për bukuritë e atdheut.

Qëllimin e kësaj iniciative është të nxisë fëmijet të marrin pjesë në aktivitete mendore si edhe të përqafojnë konceptin e konkurrences. Në fund të prillit , fëmijeve do t’u jipet në dispozicion pesë ditë kohë të vizatojnë në mënyrë të pavarur dhe me ndihmen e prindërve të dergojnë në emailin e SAE për vizatimin e tyre.

SAE fton fëmijet të vizatojnë në kushtet e shtëpisë çfarë mbajnë mend të bukur nga vendi i tyre i origjinës, Shqipëria.

Vizatimet do të mund të përfshijnë peisazhe nga Shqipëria – Kosova si vijon:

– Fusha me lule dhe pemë

– Detin dhe plazhet

– Malet me borë

– Flora dhe Fauna në perceptimin e fëmijeve

Në videot që do postojmë femijeve do tu shpjegohet në mënyrë të thjeshtëzuar metoda e përdorur për vizatim dhe lloji i ngjyrave dhe letrës. Metoda e përdorur do të jetë e njëjta pasi konkurrimi duhet të jetë në kushte të barabarta dhe sa me i drejtë.

Në përfundim, punët e fëmijeve do të postohen në faqen e Facebook të SAE ku do të pëlqehen prej ndjekësve deri në përfundim të Majit 2020.

Fituesit do të shpallen në datën e pacaktuar ende si festa e fëmijeve. Pjesëmarrësit do të ftohen në ambientet që SAE do t’I kthej në ekspozitë me vizatimet e femijeve.

Ne rast mungese te organizimit fizik për shkak të situateës së COVID-19, fituesit do të shpallen online në Facebook.

Vizatimi me numrin më të lartë të pëlqimeve do të shpallet fituesi i çmimit te parë, të dytë dhe të tretë.

Vendin e parë do ta fitoj shumën prej 80CHF.

Vendi I dytë do të përfitojë shumën e 50CHF.

Vendini tretë do të përfitojë shume prej 20CHF.

Izolimi i fëmijeve gjatë kësaj periudhe është një ndër aspektet që ne si SAE duam ta lehtësojmë dhe t’i ndihmojmë ta kalojnë sa më bukur.

Për këtë arsye, prindërit duhet ta qarkojnë datën 10 Prill në kalendar dhe te nxisin fëmijet e tyre të jenë pjesë e këtij aktiviteti artistik rajonal.

Sinqerisht!

SAE