Bota
6 të vdekur në aksidentin e shkaktuar nga shoferi i dehur në Tirolin Jugor
Viktimat janë shtetas gjermanë, të rinj, të moshave 20 deri 25 vjeçare, të cilët, pas një mbrëmjeje të kaluar në një lokal, po prisnin pranë një autobusi

Në orët e vona të natës së mbrëmshme në Tirolin e Jugut, Itali, një makinë është përplasur në një grup njerëzish dhe ka lënduar për vdekje gjashtë persona.
Sipas policisë, viktimat janë shtetas gjermanë, të rinj, të moshave 20 deri 25-vjeçare, të cilët, pas një mbrëmjeje të kaluar në një lokal, po prisnin pranë një autobusi, shkruan srf.ch.
Transmetuesi Rai Südtirol ka raportuar se automjeti kishte goditur një grup prej 17 personash në Luttach në Ahrntal, transmeton albinfo.ch. Një numër syresh u lënduan, disa prej të cilëve morën lëndime të rënda.
Gjashtë personat kanë vdekur në vendin e aksidentit. Sipas njoftimeve të mediave, shoferi ishte një burrë 28-vjeçar, i cili ishte në gjendje të dehur, i cili pastaj është arrestuar. Tek ai u konstatua 1.95 promilë alkool në gjak.
Zona ku ndodhi aksidenti i rëndë ndodhet në Itali, në kufirin me Austrinë dhe njihet si zonë sportive dimërore, shkruan albinfo.ch. Më saktësisht, vendi i aksidentit është afër qytetit Bruneck.
E-Diaspora
-
Çka premtojnë partitë në Kosovë për mërgatën? Të dielën e nëntë shkurti qytetarët e Kosovës do të votojnë për zgjedhjet parlamentare. Të drejtë...
-
Votimi jashtë Kosovës: Votimi me postë, votimi në përfaqësi diplomatike dhe informacione të tjera
-
Ku mund të votoni në Berlin?
-
Kjo është adresa ku mund të votoni nesër në Vjenë
-
Nesër mund të votoni në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Kryepostieri vjedh 41.000 franga nga letrat Një zëvendësmenaxher i postës u pasurua përmes përmbajtjes së letrave të ndryshme. Ai i përdori paratë...
-
Strehimi për refugjatët, komunat refuzohen nga pronarët
-
Zvicra në vend të parë: Këto janë vendet më të zgjuara në botë
-
Prodhuesit e qumështit duan të negociojnë çmimin e një litri në të paktën 1 frang
-
Më shumë se 100 ujqër u qëlluan në Zvicër vitin e kaluar