Lajme
80% më pak fluturime dhe 93% më pak pasagjerë në aeroportin e Cyrihut
Gjithsej 201.692 njerëz kanë fluturuar nga ky aeroport ose kanë aterruar në të, gjatë qershorit, që është 93 për qind më pak se në qershorin e një viti më parë
Aeroporti i Cyrihut vazhdon të ndjejë ngërçin e pandemisë së koronavirusit. Edhe pse qershori ka qenë një muaj i ngritjes pas paralizimit pothuaj të plotë, të nisur nga muaji mars, ai nuk ka ndryshuar shumë bilancin e fluturimeve, shkruan albinfo.ch, duke iu referuar mediave zvicerane.
Kështu, gjithsej 201.692 njerëz kanë fluturuar nga ky aeroport ose kanë aterruar në të, gjatë qershorit, që është 93 për qind më pak se në qershorin e një viti më parë.
Megjithatë, kjo shifër tregon një rritje të madhe, prej rreth 460 për qind në krahasim me atë të majit 2020, shkruan srf.ch.
Me fillimin e pushimeve verore, pritet një rritje e mëtejshme e trafikut të udhëtarëve, kanë thënë përgjegjësit e operatorit të aeroportit.
Me 5048 ngritje dhe aterrime, numri i fluturimeve në qershor ishte ende 79.6 për qind nën nivelin e vitit të kaluar, përcjell albinfo.ch. Mesatarisht, 94.1 pasagjerë kanë zënë vend në një aeroplan (-30 për qind) dhe vetëm 57 nga 100 vendet të aeroplanëve kanë qenë të zëna.
I ashtuquajturi “okupimi i ulëseve” një vit më parë ishte për 24 për qind më i lartë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











