Shkurt.ch
Ndërtimtarët, edhe më tutje në pension me 60 vjet
Janë kurorëzuar me sukses negociatat në mes të sindikatave Unia dhe Syna nga njëra anë dhe Bashkësia e Punëdhënësve në ndërtimtari nga ana tjetër. Si rezultat është arritur që të mos rrezikohet pensionimi në moshën 60 vjeçare në këtë degë të ekonomisë. Pensionimi në këtë moshë ka qenë një e arritur e sindikatave, e realizuar para më shumë se dhjetë vitesh, e cila po rrezikohej nga presioni i punëdhënësve.
Lidhur me pranimin ose jo të marrëveshjes së arritur nga dy delegacionet do të vendosë konferenca profesionale e Unia-s të shtunën që vjen. Por, kjo do të realizohet falë ngritjes prej 2 për qind të kontributit që ndahet: 1.5% nga punëdhënësit dhe 0.5% nga punëtorët.
Përveç kësaj, sindikatat dhe punëdhënësit janë marrë vesh edhe për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive në nivel vendi lidhur me degën e ndërtimtarisë. Marrëveshja hyn në fuqi më 1 janar 2016 dhe vlen deri në fund të vitit 2018. Marrëveshja, ndalon, veç tjerash pagesën e të ardhurave «me para në dorë» (cash). Nga viti 2017 do të rritet kompensimi i drekës nga 15 në 16 franga.
Të ngjashme
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër















