Lajme
Vetëm 16 % e pronave, në emër të grave
Edhe pse gjysma e popullatës së përgjithshme në Kosovë përfaqësohet nga gjinia femërore, vetëm mbi 16 për qind e pronave janë të regjistruara në emër të femrave
Në Kosovë vazhdon të mbizotëroj mentaliteti patriarkal, i cili i anashkalon gratë nga çështjet e përbashkëta pronësore. Edhe pse gjysma e popullatës së përgjithshme në Kosovë përfaqësohet nga gjinia femërore, sipas statistikave zyrtare, vetëm mbi 16 për qind e pronave të paluajtshme janë të regjistruara në emër të femrave.
Murat Meha është kryeshef ekzekutiv në Agjencinë Kadastrale të Kosovës. Ai ka thënë se me qëllim të inkurajimit të femrave për të gëzuar këtë të drejtë, çështjen e regjistrimit të pronës në emër të gjinisë femërore e kanë vënë prioritet në këtë agjenci. Por, sipas tij, pronën e regjistruar në emër të gjinisë femërore ka arritur deri në 16 për qind.
Por, përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se në shumicën e rasteve prona e paluajtshme regjistrohet në emër të gjinisë femërore për interesa të ngushta familjare.
Problemet e shumta në këtë rrafsh, kanë detyruar organizatën joqeveritare “Aureola“ që të zhvillojë një hulumtim për këtë çështje, publikimi i të cilit pritet shumë shpejtë.
Drejtoresha ekzekutive në këtë organizatë, Sanije Grajçevci, ka thënë për REL se gjinia mashkullore duhet të vetëdijesohet se regjistrimi e pronës në emër të nënës, gruas apo motrës nuk falet, por është diçka që u takon në bazë ligjore.
“Ka gra të cilat e gëzojnë pronën, por për ne kjo nuk është e kënaqshme, pasi kryesisht kemi hasur në raste që, për të marrë ndonjë kredi apo për t’u liruar prej tatimeve, pronat regjistrohen në emër të tyre, dhe jo pse u takon”, tha Grajqeveci.
E drejta në pronë është e drejtë themelore që garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe ligjeve ekzistuese në fuqi. Por, në shumë raste, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, tradita sfidon ligjet.
Arianit Morina, student në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës thotë se regjistrimi i pronave të paluajtshme, varet edhe nga mentaliteti i familjes në të cilën jeton gruaja. “Prona e paluajtshme duhet të regjistrohet edhe në emër të grave. Por, sidoqoftë kjo varet edhe nga traditat që kanë familjet ku jetojnë gratë”, thotë Morina.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












