Zhvillim
Me ndihmën zvicerane, 2 mijë vende pune në Maqedoni
Këto rezultate në katër vjetët e ardhshme duhet të realizohen nëpërmjet programit (Increasing Market Employability - IME) për rritjen e punësimit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA/SDC)
Do të krijohen mbi 2000 vende të reja të punës dhe është paralajmëruar rritja e të ardhurave të 1.5 milionë eurove në mbi 1000 ndërmarrje të vogla dhe të mesme.
Këto rezultate në katër vjetët e ardhshme duhet të realizohen nëpërmjet programit (Increasing Market Employability – IME) për rritjen e punësimit të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (DEZA/SDC). Projekti në fjalë do të implementohet nga Swisskontakt, në bashkëpunim me partnerin lokal PREDA Plus.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Vlladimir Peshevski dhe u.d. i Ambasadorit të Zvicrës në Maqedoni, Catherine Stoker, të hënën do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunim të ndërsjellë në zbatimin e programit për të rritur tregun e punësimit.
Faza e parë do të zgjasë deri më 2019, me një buxhet prej 6.25 milionë frangash zvicerane.
Programi përfshin sektorë të ekonomisë: turizëm, industri kreative etj. Në bashkëpunim me sektorin privat do të punohet për përmirësimin e qasjes në tregjet ndërkombëtare dhe regjionale, për zhvillim të produkteve, qasje në fuqinë e kualifikuar punëtore me qëllim të sugurimit të rritjes së ndërmarrjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë














