Lajme
Vonohet fluturimi, acarohen pasagjerët në Aeroportin e Prishtinës
Vonesa e fluturimeve tollovia e madhe që është parë sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka shkaktuar acarime në mes pasagjerëve dhe agjencioneve për fluturime.
Frekuentimi masiv në aeroportin e Prishtinës në këtë kohë ndodh edhe për shkak të sezonit festiv, kohë kur bashkatdhetarët nga diaspora vizitojnë Kosovën gjatë festës së Vitit të Ri.
Reporteri i KosovaPress-it, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes, thotë se shumë pasagjerë janë ankuar se janë detyruar të paguajnë bileta për të dytën për t’u kthyer në vendet tyre. Në mesin e pasagjerëve ka edhe shtetas zviceranë.
E kontaktuar nga KosovaPress, zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, tha se vonesa në fluturime ka vetëm në një linjë fluturimi.
“Është vonesë normale, në ora 17:40 është dashur të niset, ndërsa fluturimi po realizohet në ora 19:40. Vonesa prej dy orëve është shkaktuar nga kompania përkatëse ajrore”, tha ajo.
Gara tha se fluturimet tjera po realizohen në orarin e paraparë pasi nuk ka mjegull sikur ditëve të kaluara.
Në një video që ka siguruar KosovaPress, shihet se si disa pasagjerë të tensionuar nga pritjet e gjata fjalosen me një nga zyrtarët e një agjencioni të fluturimeve.
Acarimi mes tyre vjen pasi pasagjerët detyrohen të paguajnë biletën e fluturimit për të dytën herë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 Në fokus të numrit më të ri të revistës Albinfo.ch janë pushimet verore të diasporës, me... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Rrezikohen orët e edukatës fizike Shkollat dhe shoqatat sportive shprehin shqetësim për mundësinë e reduktimit të orëve të sportit, duke paralajmëruar... -
Ku është më mirë të jesh gjatë valëve të të nxehtit në Zvicër? -
Cyrihu, qyteti i dytë më i shtrenjtë në botë për të pasurit -
Gjeneva dhe Vaudi riaktivizojnë planin për valën e të nxehtit -
Thellohet hendeku i pagave në Zvicër











