Gruaja
Kaçurrelja shqiptare e spektakleve të bukurisë në Zvicër
Filloreta Berisha, modelja bukuroshe me prejardhje nga Peja në këtë intervistë të dhënë për albinfo.ch na tregon më shumë për profesionin dhe jetën e saj private
Filloreta Berisha tashmë është bërë një emër i njohur në Zvicër. Muajin e kaluar ajo në konkursin e bukurisë “Miss Auto Zurich” fitoi dy çmime: përcjellësja e parë e miss-it dhe “Miss Fotogjenia”. Menjëherë pas këtij suksesi, bukuroshes pejane e cila jeton në Sempach të Lucern-it, i ofrohet marrëveshje për të qenë pjesë e reklamës “Mercedes Fans Schweiz”. Kaçurrelja 20-vjeçare në këtë intervistë të dhënë për albinfo.ch na tregon më shumë për profesionin dhe jetën e saj private.
albinfo.ch: Fitove dy çmime në “Miss Auto Zurich”. Përcjellësja e parë dhe “Miss Fotogjenia”. Çfarë kanë ndryshuar në jetën tënde këto dy çmime?
Filloreta Berisha: Derisa isha e vogël ëndrra ime ishte që të bëhem miss. Jam shumë e kënaqur për këto dy çmime dhe që ëndrra më është realizuar. Natyrisht se kam pritur edhe më shumë, por besoj që në të ardhmen do të korr suksese të tjera.
Me profesion je kontabiliste. Çfarë bën tjetër jashtë profesionit?
Merrem me sport, fitnes. Ndërsa pjesën tjetër të lirë e kaloj me familje. Po ashtu jam duke studiuar edhe në gjuhën angleze.
Më e rëndësishme për ty tash është të arrish suksese në skenat e spektakleve të bukurisë apo të shkollimit?
Natyrisht që për mua primar është shkollimi, por fatmirësisht po mundohem t’ i bëj suksesshëm të dyja në të njëjtën kohë.
Çfarë roli luan bukuria në jetën tënde?
Bukuria ka rëndësi në jetën e secilit, mirëpo për mua karakteri, morali dhe komunikimi me njerëz e bën një person të bukur. Pa i pasur këto atribute, nuk mund të ketë bukuri të përsosur.
Një femër e cila bëhet e njohur për publikun, a duhet të dalë nga shtëpia pa make – up?
Mendoj se një person publik duhet të ketë kujdes në çdo dalje, sjellje dhe lëvizje që bën, për shkak se përcillet nga masa. Edhe unë nuk dal nga shtëpia pa qenë e kompletuar.
Cili është komplimenti më i mirë që të është bërë ty?
Komplimente kam marrë të shumta, por ato që më bëjnë më së shumti përshtypje janë kur më thonë se jam një person me plot buzëqeshje, me shpirt të pastër dhe e komunikueshme me njerëz të tjerë.
Çfarë pëlqen më së shumti në pamjen dhe trupin tënd dhe çka jo?
Flokët kaçurrele më pëlqejnë më së shumti. (qesh).
A është dikush që ka fituar zemrën tënde?
Jo, askush. Nuk jam e dashuruar.
Si duhet të jetë një mashkull për ty me të cilin do të kishe menduar të ardhmen tënde?
Nuk e kam paramenduar asnjëherë. Dashuria vjen atëherë kur nuk e parashikon.
Për hirë të dashurisë a kishe pranuar të kthehesh për të jetuar në Kosovë?
Sot mund të them jo, por jetës nuk i dihet…
Planet për të ardhmen tënde?
Shkollimi dhe pjesëmarrja në fushat e ndryshme të modelimit dhe spektakleve të bukurisë.
Nuk mjafton vetëm bukuria…
Bukuria ka rëndësi në jetën e secilit, mirëpo për mua karakteri, morali dhe komunikimi me njerëz e bën një person të bukur. Pa i pasur këto atribute, nuk mund të ketë bukuri të përsosur.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriFilloreta Berisha
- Prejardhja:Pejë (Kosovë)
- Vendi ku vepron:Zvicër
- Profesioni:Modele
Të ngjashme
Të tjera nga Gruaja
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre














