Zhvillim
Brezovica, ndër 10 vendskijimet më të “çmendura” në botë
Ndër këto destinacione që bën portali gjerman mopo.24 hyjnë: Qiproja, Libani, Irani, Tasmania, Afrika e Jugut, Siria, Izraeli, Kashmiri, Kosova dhe, merreni me mend, edhe Koreja e Veriut!
“Nuk është e thënë që vetëm Alpet tona të jenë vendi ku bëhen sportet me ski. Jo dhe aq larg nga ne, në Kosovën e vogël gjendet njëri ndër vendskijimet më të bukura në malet e Ballkanit, shkruan portali gjerman mopo24.de.
Në fakt këtu ka vetëm 9 teleferikë, 15 kilometra pista të rregulluara dhe një biletë ditore prej vetëm 9 eurove, dhe ky është çmimi për kulmin e sezonit. Ata që i ndjekin çmimet e lira mund ta bëjne një pushim të mirë dimëror në Kosovë me fare pak para.
Ky portal ka bërë radhitjen e 10 vendeve për skijim që gjenden në vendet më jotipike për këtë sport ose për pushimet dimërore në përgjithësi, transmeton albinfo.ch. Këtu hyn Qiproja, Libani, Irani, Tasmania, Afrika e Jugut, Siria, Izraeli, Kashmiri, Kosova dhe, merreni me mend, edhe Koreja e Veriut. Kështu, Kosova nuk është në një shoqëri veçanërisht të mirë por, së paku i njihet një resurs që e posedon.
Të ngjashme
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë













