Lajme
Rreth 60 mijë shqiptarë kaluan nëpër “Morinë”
Sipas Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në pikëkalimin e “Morinës” kanë kaluar më shumë se 60 mijë shqiptarë, brenda dy ditëve
Më shumë se 15 mijë automjete me rreth 35 mijë kosovarë kanë udhëtuar nga Kosova në drejtim të Shqipërisë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në drejtim të Tiranës dhe Vlorës kanë udhëtuar rreth 14 mijë vetura private, 350 autobusë dhe 553 automjete komerciale.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nuk ka qenë i vogël as numri i qytetarëve shqiptarë që kanë ardhur në drejtim të Kosovës. Brenda dy ditëve të kaluara, sips Policisë, andej e këndej kufirit, kanë qarkulluar më shumë se 60 mijë qytetarë.
“Numri i personave që kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë është 33 mijë e 959 në dalje të Kosovës për Shqipëri në pikën kufitare në “Vermicë”, ndërsa në hyrje të Republikës së Kosovës është 27 mijë e 902, pra gjithsej në këtë periudhë kohore qarkullimi i njerëzve ka qene 61 mijë e 861 persona”, konfirmon Policia, raporton “Zëri”.
Ndërsa, sipas tyre, numri i automjeteve në hyrje dhe dalje ka qenë gjithësej 14 mijë e 849 vetura, 350 autobusë dhe 553 automjete komerciale.
Zyra e Informimit e PK-së nuk pranon se ka pasur kalim të kufirit të njerëzve pa kontroll rutinor në kufi. “Te gjithë personat janë evidencuar në bazë të Ligjit të Kalimit të Kufirit, Menaxhimit të Integruar të Kufirit dhe protokollit për kontrolle hyrje-hyrje me Republikën e Shqipërisë”, thonë zyrtarët e kësaj zyre.
Ndërsa autoritetet në Shqipëri kanë bërë të ditur se mijëra shqiptarë të Maqedonisë, kanë hyrë në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të “Qafë Thanës”, për të udhëtuar drejt Vlorës. Sipas të dhënave zyrtare në doganën e “Qafë –Thanës” nga orët e para të mëngjesit së të mërkurës kanë hyrë së paku 4500 shtetasë me 1800 automjete.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud












