Jeta në Zvicër
Numri i binjakëve në Zvicër pothuajse është dyfishuar
Shkalla e lindjeve të binjakëve pothuajse është dyfishuar, sipas një studimi të realizuar në vendet e pasura që nga vitet ’70-a.
Në Zvicër, numri i 8.8 në një mijë lindje në vitin 1970, u rrit në 16.4 në vitin 2005, shkruajnë hulumtuesit.
Në vendet e tjera të pasura një trend i ngjashëm është regjistruar, siç është e dukshme nga studimi i publikuar në revistën “Population and Development Review”, transmeton albinfo.ch.
Në Danimarkë numrin u rrit në periudhën 1975-2011 nga 9.6 në 21.2 lindje binjake, në Korenë e Jugut nga 5 deri në 14.6. Në Kili, megjithatë, në vitet 1975-2005 numri u rrit vetëm nga 7.7 në 8.8.
Hulumtuesit kanë vënë në duke një rritje të konsiderueshme në vendet e pasura me përdorimin në rritje të mbarësimit artificial që nga vitet 1970.
“Ne nuk jemi të sigurt nëse numri vazhdon të rritet, por të dhënat flasin për një krizë të shëndetit publik”, tha bashkautori Gilles Pishon, nga instituti i hulumtimit francez „Ined“.
Lindjet e binjakëv nuk janë të rrezikshme vetëm për nënat, por edhe binjakët që janë lindur parakohe shpesh kanë një peshë të vogël të lindjes dhe vdesin më lehtë në fëmijëri.
Nga 32 vende ku është zhvilluar studimi, norma e lindjeve të binjakëve ishte më e larta në vitin 2005 në Qipro, në Danimarkë dhe Greqi. 22.7, përkatësisht 22.4 në një mijë lindje ishin binjakë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?













