Integrimi
Këshillimore speciale për kthimin vullnetar të ballkanasve
Projekti në Saksoni për kthim vullnetar u dedikohet kryesisht refugjatëve ballkanas. Një program vetëm për kosovarët është shfrytëzuar gjatë vitit të kaluar nga 163 persona
Duke qenë se një numër i madh i azilkërkuesve binden se nuk kanë asnjë shans për të mbetur në Gjermani, shumë prej tyre vendosin të kthehen në vendet e prejardhjes. Për t`i ndihmuar këta vullnetarë, shumica prej tyre ballkanas, në Görliz të Saksonisë Lindore nga 15 shkurti fillon nga puna një këshillimore e veçantë, shkruan dpa.de.
Aktualisht në rrethin e Görlitz-it janë të strehuar rreth 2600 azilkërkues. Rreth 350 prej tyre vijnë nga vendet e kategorizuara si “të sigurta”. Për të lehtësuar kthimin e kësaj kategorie refugjatësh të pa shanse, Kryqi i Kuq Gjerman dhe Caritas-i, me detyrë të marrë nga Ministria e Brendshme kanë vendosur të ngrejnë një qendër mobile këshillimi, transmeton albinfo.ch. Kështu, tashmë janë caktuar katër këshilltarë që të kujdesen për azilkërkuesit me shanse të ulëta për qëndrim në Gjermani. Bëhet fjalë kryesisht për ballkanasit dhe të tjerët që duan të kthehen vullnetarisht.
“Këshilltarët tanë ua sqarojnë mundësitë e kthimit, komunikojnë me ambasadat, kërkojnë pasaportat për të kthyerit dhe në raste edhe ua paguajnë biletat e trenit”, thotë për udhëheqësi i Kryqit të Kuq të rrethit. Ky është një projekt në fazë testi, dhe kushton 108000 euro.
Në Leipzig një projekt i ngjashëm, por i shpërndarë nëpër komuna, ka në dispozicion një buxhet prej 585.000 eurish.
Nga Saksonia vitin e kaluar janë riatdhesuar 1725 azilkërkues, 877 prej të cilëve me ndihmën e programit për kthim të IOM-it. Kjo ndihmë përmban një shumë deri në 200 euro për personat e rritur dhe 100 euro për fëmijët deri 12 vjeçarë, si dhe një shumë për startim në vendin ku kthehen, përcjell albinfo.ch. Shuma maksimale që jepet për këtë qëllim shkon deri në 1500 euro.
Gjatë janarit, ndihmat nga ky program i kanë shfrytëzuar 57 veta. Ndërsa një tjetër program i kthimit, i cili u dedikohet vetëm shtetasve të Kosovës, është shfrytëzuar gjatë vitit të kaluar nga 163 persona.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën












