Lajme
Të papunë 1 mijë magjistra dhe mbi 30 doktorë shkencash
Sipas statistikave, në Maqedoni janë rreth 1 mijë qytetarë që kanë kryer magjistratura e madje mbi 30 doktorë shkencash që janë të papunë
Sipas të dhënave të Bankës Botërore, vetëm Mauritania tejkalon Maqedoninë për numrin e të papunëve duke arritur në 27.9 për qind. Këtë kuotë nuk e përbejnë vetëm qytetarët që nuk kanë kualifikime shkollore, por edhe ata qytetarë që kanë fakultete, master e madje dhe doktor të shkencave.
Sipas disa statistikave, në Maqedoni janë rreth 1 mijë qytetarë që kanë kryer magjistratura e madje mbi 30 doktorë shkencash që janë të papunë. Ndërsa ata që kanë përfunduar një fakultet dhe që nuk gjejnë punë, llogaritet të jenë më shumë se 15 mijë qytetarë.
Pajtim Islami është juristit i diplomuar por punon kamerier në një lokal të Gostivarit. Ai për gjashtë vjet bën këtë punë për të mbijetuar, edhe pse ka diplomën dhe vazhdimisht kërkon punë profesionale. 24 vjeçari thotë nga dhjetëra aplikime që ka bërë, nuk ka marrë asnjë përgjigje pozitive.
E ky fat e ka sjellë atë në një situatë që të mos përjashtojë mundësinë për të ikur jashtë vendit, raporton TV21.
“Nuk mendoj ta vazhdoj këtë punë edhe gjatë, ka gjashtë vite që punoj si kamerier, është një kohë shumë e vështirë, me të ardhurat dhe këto gjëra mund të na largojnë nga vendlindja jonë, të ikim në perëndim si gjithë rinia që janë duke shkuar shkaku i papunësisë së madhe”, u shpreh Islami.
Sikur Pajtimi janë edhe mbi 15 mijë të papunë me arsimim të lartë. Kjo e dhënë është nga Enti Shtetëror i Statistikave rreth shkallës së papunësisë gjatë 2015. Ndërkohë, sipas të dhënave të entit, të papunë janë edhe rreth 30 doktorë shkencash dhe rreth 960 qytetarë me magjistra.
Robert Veliçkovski është doktor i shkencave në drejtimin e shëndetit publik. Ai sapo ka mbrojtur këtë titull shkencor në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.
“Është vështirë të thuhet nëse investimi i bërë mund të kthehet me punë, megjithatë unë jam i bindur, dhe dua të besoj, që ajo mund të realizohet. Besoj që Maqedonia mund të ofrojë ende shumë, në aspektin e vendeve të punës, dhe mendoj që çdo kush ka vend nën këtë diell”, tha Veliçkovski.
Nga Agjencia për Punësim theksojnë se në periudha të caktuara ka hapje të vendeve të reja të punës dhe të diplomuarit mund të aplikojnë për punësim.
Zëvendësdrejtori i Agjencisë për Punësim, Ilham Ismani thekson se numrat që kanë ata nuk përputhen me numrat që jepen nga Enti Shtetëror i Statistikave, për shkak se shumë persona refuzojnë të shkojnë në Agjencinë për punësim dhe të lajmërohen si punëkërkues aktiv.
Sipas tij, përmes masave qeveritare nga viti 2007 deri në vitin 2015 janë punësuar 42 mijë veta.
Sipas Agjencisë për Punësim, numri më i madh i të papunëve nga fundi i vitit të kaluar janë të moshës prej 25 deri 28 vjet, edhe atë mbi 14 mijë veta. Nëse shikohet profili i arsimimit të të papunëve, kryesisht atyre me magjistratura dhe doktoratura, më shumë janë ata që kanë kryer shkencat e filozofisë, ekonomisë, shkencat politike e juridikun.
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë Temperaturat ekstreme të javës së kaluar kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të rasteve që kanë... -
Zvicra ndalon zyrtarisht ndëshkimin fizik të fëmijëve -
Zvicra miraton zgjerimin e linjës hekurudhore Gjenevë–Lozanë -
Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë -
Ja cilat zona të Zvicrës sot janë nën alarm për stuhi












