Lajme
Presidenti votohet të premten: opozita e vendosur në shesh!
Sipas mazhoranës, të premten në ora 11 votohet Hashim Thaçi për president të Shtetit. Opozita po kërkon rrëzimin e qeverisë
Derisa dhjetëra mbështetës të opozitës janë stacionuar nëpër tenda në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë, është koalicioni LDK-PDK, që ka proceduar me zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Sipas njoftimeve që kanë dalë nga tabori i mazhurancës, të premten në ora 11 votohet Hashim Thaçi për president të Shtetit.
Sipas të njëjave burime, të premten në ora 11, Kuvendi të mblidhet në një seancë të veçantë për të proceduar me votimin e presidentit të shtetit. Për postin e presidentit besohet se janë dy kandidatë, Hashim Thaçi dhe Rafet Rama, të dy nga PDK, citon Zëri.
Ky i fundit do të jetë vetëm për plotësimin e parimit kushtetues, që për president të jenë dy ose më shumë kandidatë.
Deri të ky vendim ka ardhur pasi në seancën e sotme plenare, që ishte vazhdim i seancës së të premtes, u mblodhën nënshkrimet e deputetëve të mazhorancës për votimin e Hashim Thaçit në postin e presidentit. Thaçi është kandidati i koalicionit për president, bazuar në marrëveshjen e bashkëqeverisjes PDK-LDK të vitit 2014.
Madje pas votimit të Hashim Thaçi në postin e presidentit, simpatizantët e PDK-së kanë paralajmëruar një manifestim triumfues në sheshin ku sot janë barrikaduar opozitarët.
Në anën tjetër, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se opozita është më e vendosur se kurrë që të qëndroj në shesh deri në dorëheqjen e qeverisë.
“I bëjmë thirrje pushtetit ta kuptoj që është antikushtetues. Me këto marrëveshje kanë vërtetuar që nuk e kanë primar interesin e qytetarëve. Ata po arrestojnë deputet për të cilët qytetarët kanë dhënë besim. Ne jemi të vendosur që të deri në largimin e kësaj qeverie të qëndrojmë këtu”, ka thënë Haradinaj.
Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish lideri Albin Kuti ka thënë se qëllimi i vendosjes së opozitës në shesh është pengimi i ringjalljes së “Zajednices” (marrëveshjes për Asociacionin e komunave me shumicë serbe) dhe “do të vazhdojmë deri në rrëzimin e kësaj qeverie”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Nestlé raporton vjedhjen e 12 tonëve KitKat në Evropë Një ngarkesë e madhe prej 12 tonësh KitKat – mbi 400,000 çokollata – u vodh javën... -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton vendet e punës për shkak të pakësimit të mbërritjeve të azilkërkuesve -
Zviceranët dyshojnë në përgatitjen ushtarake të vendit, kërkojnë rritje buxheti -
Reaktori bërthamor Gösgen rifillon operacionet pas një viti mbyllje -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës













