Lajme
Maqedonia nuk lejon ndërtimin e kampeve për refugjatë
Presidenti Gjorgje Ivanov tha se Maqedonia është e gatshme të bashkëpunoj me Greqinë për refugjatët, por nuk do të lejë ndërtimin e kampeve brenda shtetit të saj
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka deklaruar se shteti i tij nuk do të lejojë ngritjen e kampeve për refugjatë nga Siria dhe zonat tjera të luftës. Ai ka thënë se Shkupi zyrtar është i gatshëm të bashkëpunoj me Greqinë për refugjatët, por nuk do ta marrë barrën që ata t’i ndaloj në kampe brenda shtetit.
Këto komente Ivanov i ka bërë gjatë një takimi që ka zhvilluar me kryesuesin e Këshillit të Evropës, Donalld Tusk. Me këtë të fundit, kanë diskutuar rreth krizës me refugjatët dhe përpjekjet për arritjen e një zgjidhje të përbashkët evropiane.
Presidenti Ivanov e ka informuar kreun e Këshillit të Evropës për masat dhe aktivitetet që ka ndërmarrë Republika e Maqedonisë në ballafaqimin me krizën e refugjatëve. “Kërkojmë dhe presim zgjidhje nga Këshilli i Evropës dhe nuk kemi kurrfarë interesi që e gjithë barra të bie mbi Greqinë, por nuk do të lejojmë që të realizohen zgjidhje të njëanshme, që do të shkojnë në dëm tonin. Republika e Maqedonisë do të bashkëpunoj me fqinjin jugor për tejkalimin e sfidave nga kriza me refugjatët”, ka theksuar Ivanov, duke kundërshtuar mundësinë që në Maqedoni të ndërtohen kampe.
Ndryshe, një ditë më parë, gjendja e sigurisë në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë ka dalë jashtë kontrollit pasi një grup i refugjatëve afro-aziatikë, që ishin të ngujuar në zënën e askujt, tentuan të hyjnë dhunshëm në Republikën e Maqedonisë. Për t’i parandaluar ata, Policia maqedonase përdori gazin lotsjellës.
Situata u rëndua kur refugjatët e ngujuar në anën greke, shkulën portën e hekurt të përforcuar me tela me gjemba mes dy vendeve.
Ndërkaq qindra të tjerë u ulën në binarët e hekurudhës duke refuzuar të çoheshin derisa t’iu lejohet të kalojnë kufirin. Besohet se në kampin në Idomeni, që paraqet pikën kryesore të tranzitimit të refugjatëve, janë grumbulluar rreth 8 mijë persona edhe pse ky kamp ka kapacitet për vetëm 2500.
Ushtria e Maqedonisë në anën tjetër, po ngre një gardh të ri me gjemba në kufij. Maqedonia nuk pranon më shumë se 300 refugjatë në ditë, të cilët pas pak orë qëndrimi në kampet e Gjevgjelisë dhe Tabanocit udhëtojnë drejt vendeve perëndimore. Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët thotë se kalimi i refugjatëve nëpër Maqedoni nuk duhet të paraqesë problem për vendin, përderisa ata nuk ndalen për një kohë më të gjatë këtu.
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Artisti shqiptar nga Kanadaja, Zeqirija Rexhepi, hap ekspozitë në Berat
Jeta në Zvicër
-
Vala e të nxehtit rrit ndjeshëm vizitat në spitale në Gjenevë Temperaturat ekstreme të javës së kaluar kanë shkaktuar një rritje të ndjeshme të rasteve që kanë... -
Zvicra ndalon zyrtarisht ndëshkimin fizik të fëmijëve -
Zvicra miraton zgjerimin e linjës hekurudhore Gjenevë–Lozanë -
Firma zvicerane shkurton orarin e punës gjatë vapës, punonjësit punojnë vetëm gjashtë orë -
Ja cilat zona të Zvicrës sot janë nën alarm për stuhi













