Lajme
Dhuna ndaj grave, shqetësuese
Shumë shqetësuese mbetet dhuna në familje, e cila vitin e kaluar ka marrë përmasa shqetësuese duke kaluar 1 mijë raste të raportuara
Në ditën e tyre, me 8 Mars, gratë kosovare kërkojnë më shumë të drejta nga institucionet vendore, ndërsa konsiderojnë se të drejtat e grave kosovare shkelen. Madje shumë shqetësuese mbetet dhuna në familje, e cila vitin e kaluar ka marrë përmasa shqetësuese duke kaluar 1 mijë raste të raportuara.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se gjatë vitit që lamë pas janë raportuar gjithsej 1.038 raste të dhunës ne familje, ku numri më i madhe i viktimave kane qene gra.
Dita e 8 marsit, nuk ishte festë për të gjitha gratë, kjo për arsye se disa prej tyre në kushte të rënda ekonomike, të braktisura e në moshë të shtyrë, kishin dal që të kërkonin bukën e gojës.
Ndërkaq, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës gratë kosovare janë të trajtuara fizikisht nga burrat, duke kaluar edhe Malin e Zi, Serbinë, madje edhe Malauin në Afrikë
dhe Vietnamin në Azi. Më shumë se 42 për qind e grave të pyetura nëse kanë qëndrim pranues ndaj dhunës në familje në rrethana të caktuara, kanë thënë “Po”.
Sipas hulumtimeve të OJQ-ve në Kosovë rezulton se shkaku i parë i dhunës në familje është shkalla e lartë e papunësisë. Papunësia ndiqet nga nepotizmi dhe varfëria, si arsyet kryesore me ndikim në dhunën në familje.
Ndryshe, disa gra dhe vajza kosovare kanë marshuar sot në sheshin “Nëna Terezë” duke kërkuar ndërgjegjësim të shoqërisë kosovare për të drejtat e femrave. Ato kanë kërkuar të ndalet dhuna ndaj gruas në familje, në institucione, në rrugë.
“Marshojmë S’festojmë”, ka qenë moto e grumbullimit të grave dhe vajzave për të marshuar përgjatë sheshit, të cilat për disa momente i janë shkëputur kremtimit të kësaj dite që në vendin tonë është bërë tashmë tradicionale si festë e nënës.
Igballe Rugova nga Rrjeti i Grave ka thënë se është shumë prezente dhuna në baza gjinore në Kosovë. “Prandaj sot iu themi të gjithëve mjaft më me arsyetime. Ne dëshirojmë të mos ketë dhunë as në familje, as në rrugë, as në institucione”, ka deklaruar ajo.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Java e Frankofonisë: “La Beauté de l’Âne” në Bernë sjell rrëfimin e Kosovës Për albinfo.ch Luljeta Ademi Në kuadër të Javës së Frankofonisë, të organizuar nga Ambasada e Republikës... -
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran












