E-Diaspora
Grante për organizatat e diasporës
Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen përmes emailit në [email protected] më së voni deri më datë 31 mars, 2016
Me mbështetjen e Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), organizatat në diasporë do të përfitojnë grante, të cilat kanë për qëllim mbrotjen e të drejtave qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë dhe bartjen e dijes nga diaspora e Kosovës për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të Kosovës.
Qëllimi i përgjithshëm i DSP është ta përkrahë zhvillimin e një shoqërie demokratike në Kosovë. Gjatë viteve 2014 – 2018, përveç përkrahjes për projekte që zbatohen nga organizatat e Kosovës, DSP-ja do të ofrojë edhe përkrahje për organizatat e diasporës.
Fushat të cilat përkrahen nga DSP mbulojnë të drejtat qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë dhe bartjen e dijes nga diaspora e Kosovës për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të Kosovës.
Për arritjen e këtyre qëllimeve, DSP-ja përmes granteve do të financojë projekte që vijnë nga potencialet ekzistuese dhe ato të reja të shoqërisë civile në diasporë.
Me projekt propozimet e tyre aplikuesit duhet të trajtojnë njërën nga fushat prioritare të cekura më poshtë:
Mediet dhe shoqëria civile e diasporës kontribuojnë në proceset e hartimit të politikave dhe të vendimmarrjes, të cilat pasqyrojnë të drejtat qytetare dhe politike të diasporës në Kosovë.
Përkrahja e nismave, përmes të cilave tentohet krijimi i mekanizmave të qëndrueshëm dhe institucionalë për ofrimin dhe bartjen e dijes sektoriale nga diaspora në Kosovë.
Organizatat e shoqërisë civile me bazë në diasporë duhet të plotësojnë formën e aplikimit për grante dhe buxhetin së bashku me të gjitha shtojcat obligative. Aplikacionet e kompletuara duhet të dorëzohen përmes emailit në [email protected] më së voni deri me datë 31 mars, 2016.
Të gjitha informatat shtesë mbi projektin DSP përfshirë udhëzimet e aplikimit për diasporë dhe format e aplikimit i gjeni në vegëzën www.kcsfoundation.org/dsp.
Çfarëdo pyetje lidhur me përgatitjen e aplikacioneve apo me hollësitë rreth aplikimit për grante mund të dërgohet përmes postës elektronike në [email protected] më së voni deri më 01.03.2016. Të gjitha përgjigjet do të vendosen në faqen tonë të internetit gjatë muajit shtator, 2015.
Më shumë informata në dokumentin e mëposhtëm:
2016_01_Thirrja për grante Diaspores_DSP_ALB (1)
Shkarko DokumentinTë tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi Ushtruesja e detyrës së presidentes në Kosovë, Albulena Haxhiu, i është drejtuar me një video-mesazh në... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve -
Pesë vjet pas tragjedisë në Kroaci, inaugurohet pllaka përkujtimore për 10 viktimat nga Kosova -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?»
Jeta në Zvicër
-
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove Në vitin 2023, transporti në Zvicër gjeneroi kosto prej rreth 117 miliardë CHF. Në të njëjtën... -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s -
Nivelet e ujit në rezervuarët zviceranë, më të ulëtat në 20 vjet











