Lajme
Dick Marty nuk u beson evropianëve
Edhe përkundër që draft-raporti i tij në Këshillin e Evropës u shndërruar në rezolutë, zvicerani Dick Marty ka hedhur sërish dyshime nëse do të hetohet ajo që ka arritur ta “grumbullojë” lidhur me përfshirjen e ish-UÇK-së me trafikim të organeve njerëzore në vitin 1999 në Kosovë dhe Shqipëri.
Së fundi, raportuesi i Këshillit të Evropës, ka thënë se misioni evropian i sundimit të ligjit në Kosovë, EULEX nuk është i aftë të hetojë trafikimin e organeve me njerëz. Në një intervistë për gazetën serbe Vesti që botohet në Frankfurt të Gjermanisë, Marty ka thënë se për hetimin e rastit të trafikimit të organeve, duhet të krijohet një strukturë ad hoc, e drejtësisë që nuk është e vendosur në Kosovë. “Nuk mendoj se EULEX-i, në mënyrën sesi është duke operuar sot dhe mënyrën sesi është organizuar, mund të kryejë një hetim”, ka thënë Marty. Sipas tij, arsyeja e vetme për këtë është dështimi i strukturave ndërkombëtare në mbrojtjen e dëshmitarëve.
“Përveç kësaj, nëse e shikojmë sistemin e drejtësisë dhe drejtësinë ndërkombëtare në rajon, këto struktura nuk kanë qenë në gjendje të mbrojnë dëshmitarët. Sa herë që ka një rast të nivelit të lartë, ose një rast që prek një hierarki të caktuar në nivelin kriminal, dëshmitë nuk janë bërë vetëm të vështira, por të pamundura të sigurohen. Dëshmitarët dhe familjarët e tyre janë frikësuar dhe disa janë vrarë”, ka thënë senatori zviceran.
Ndërkohë, në një koment redaksional me titull “E kaluar e errët e Kosovës”, gazeta britanike The Financial Times sot shpreh qëndrimin se SHBA-të dhe BE-ja, pas miratimit të raportit të Martyt, duhet të lejojnë fillimin e investigimeve, për, siç thotë gazeta, gjoja krimet e luftës.“Që nga njohja e pavarësisë së Kosovës më 2008, SHBA-të dhe aleatët e tyre në BE nuk kanë ushqyer kurrfarë iluzione sa i përket ndikimit të keq të korrupsionit të rangut më të lartë dhe krimit të organizuar në Kosovë”, shkruan The Financial Times.
Gazeta citon një ish-ambasador amerikan në Prishtinë të ketë thënë se gjithnjë derisa të mos arrestohen zyrtarët e lartë paturpësisht të korruptuar, qytetarët e Kosovës do të konkludojnë se qeveria është diç më tepër se kleptokracia. Sipas gazetës, vendet perëndimore, secila veç e veç, nuk janë treguar të gatshme që të hetojnë akuzat sipas të cilave në Kosovë, menjëherë pas luftës për pavarësi, është kryer trafikimi me organe njerëzore në Shqipëri. Prandaj, gazeta thekson se tani nuk ka kurrfarë arsye për shtyrjen e inicimit të një hetimi të tillë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, mori pjesë në një mbrëmje... -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë -
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria federale synon të kufizojë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme për fëmijët Qeveria federale e Zvicrës po planifikon të kufizojë ndjeshëm reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme në disa... -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë -
Punëdhënësit në Zvicër po përfitojnë nga puna e pjesshme e pavullnetshme -
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it -
Lajmet që morën më shumë vëmendje në Zvicër për këtë javë













