Lajme
Rasti “Transporter”, dyshohen 22 zyrtarë për korrupsion
Prokuroria Speciale e Maqedonisë ka nisur hetimin e quajtur “Transporter”, ku dyshohen 22 zyrtarë shtetërorë për korrupsion, përfshirë një kryetar komune dhe dy ministra
Vendimi i presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov për amnisimin e politikanëve maqedonas nuk e ka stopuar Prokurorinë Speciale të Maqedonisë, e cila tashmë ka filluar një proces të ri hetimor, kundër një kryetari të komunës, dy ministrave dhe 22 zyrtarëve të tjerë shtetëror. Hetimi do të quhet “Transporter”.
Sipas një konference për media mbajtur sot në Shkup, thuhet se në shenjtër të Prokurorisë është Komuna e Manastirit, kryetari i saj dhe dy ministra. Në rastin “Transporter”, janë të dyshuar 22 persona, ndërsa për 11 persona Prokuroria Speciale do të propozojë masë paraburgimi.
Prokurorja Fatime Fetai tha se i dyshuari kryesor i këtij rasti bashkë me drejtorët e shkollave dhe pronarët e kompanive të transportit ka dëmtuar buxheti komunal dhe atë shtetëror për 22 milionë denarë, konkretisht 360 mijë euro, dhe atë vetëm për gjatë dy viteve.
“Gjatë vitit 2012-2014, kryetari i Komunës së Manastirit ka zgjedhur mjete për transport të nxënësve gjë që ka kushtuar 205 herë më shumë ae një pagë mesatare në Maqedoni”, tha prokurorja Fatime Fetai, sipas të cilës, bëhet fjalë për keqpërdorim të pozitës zyrtare nga kryetari i Komunës së Manastirit, me dije të ministrit të Financave, Zoran Stavreski. Ata, sipas Fetait, kanë bërë disa marrëveshje për transportimin e nxënësve në mënyrë të paligjshme, raporton Alsat, transmeton Albinfo.Ch.
Në fjalimin e saj Prokuroja Speciale, Katica Janeva, tha se: misioni i PSP-së është nëpërmjet ligjeve që të mbrohen qytetarët e Maqedonisë. “Jam e bindur se drejtësia do të fitojë. Ishim shumë efikas në punën tonë ky është perceptim i publikut. Ne do te vazhdojmë të punojmë sipas ligjit”, deklaroi ajo.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite














